“Rashë, ju lutem vrap”/ Makina ra nga ura në lumë, britmat që dëgjohen nga të plagosurit: O Zot më ndihmo (VIDEO)

“Rashë, ju lutem vrap”/ Makina ra nga ura në lumë, britmat që dëgjohen nga të plagosurit: O Zot më ndihmo (VIDEO)

Mungesa e sinjalistikës në rrugë, rrezik për nxënësit
ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN
Sopot, shkolla, kushte aspak normale

“Rashë, ju lutem vrap. O Zot po vdes”, janë britmat që dëgjohen nga lumi në Gjirokastër teksa forcat zjarrfikëse nxjerrin 4 personat e plagosur. Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se ndodhi një aksident i rëndë pranë urës së Andon Pocit, nga ku u rrëzua makina me katër persona.

Mësohet se humbja e kontrollit të automjetit është bërë shkak për aksidentin. Nga pamjet vihet re se në atë zonë nuk ka asnjë ndricim të rrugës, gjë që mund të ketë ndikuar tek ngjarja e rëndë.

Policia me forcat zjarrfikëse dhe katër ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë të plagosurit për ti dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Mbetet e paqartë si është gjendja e tyre shëndetësore./Faxweb

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0