Raporti: Trafiku më i madh i drogës bëhet në këtë qytet

Raporti: Trafiku më i madh i drogës bëhet në këtë qytet

Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë
Epidemia e ndihmës sociale dhe luksi i politikës
Divorcet në rritje. Shkaku kryesor lojërat e fatit

Raporti i prokurorisë tregon se cili qytet mban vendin e parë përsa i përket trafikut të drogës. Siç duket prokuroria e Krujës mban numrin më të madh të prcedimeve penale përsa i përket trafikut të drogës.

Vendin e dytë me 20% të prcedimeve penale për këtë vepër e mban Tirana, e ndjekur më pas nga Vlora, Durrësi, Fieri dhe Elbasani.

Pjesa më e madhe e të pandehurve të vënë nën akuzë nga autoritetet ligjëzbatuese janë marrë për shkak se kanë kryer këtë vepër penale. Përsa i përket numrit më të lartë të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e mban Kruja, ku sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Krujës ka regjistruar 24% të procedimeve. Në vend të dytë është Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë me 20% të të akuzuarve për këtë vepër penale. Ndërsa në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Vlorë janë regjistruar 8 % e numrit total të procedimeve të regjistruara.

Më pas vijnë prokourotitë e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, të cilat për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike kanë regjistruar 7 % e numrit total të procedimeve penale. ndërkohë që numri më i ulët për këtë vepër penale është regjistruar në  Pogradec, Kukës, Permet, Mat, dhe pukë, ku janë regjistruar vetëm  1% të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve për vitin 2020.

Sipas raportit të vitit 2020 rezulton se ka një rritje prej 17,80 % të numrit te procedimeve të regjistruara per kete grup veprash penale në krahasim me vitin 2019 e nderkaq kemi rritje prej 5,35% të procedimeve të dërguara ne gjykatë në krahasim me vitin 2019. Gjithashtu në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se gjatgë vitit që lamë pas për trafik droge në vendin tonë janë marrë të pandehur edhe 8 shtetas të huaj.

 

Burimi FaxWeb

COMMENTS

WORDPRESS: 0