Raporti OKB/ Trafikimi i qenieve njerëzore – 4700 euro për të ikur nga Shqipëria

Vlorë: Sanitaren e shkollës e paguajnë nxënësit: Prindërit, apel: Nuk kemi mundësi ekonomike
Zëmblak, ish pallati i kulturës i shkatërruar: Rrezikohet edhe qendra shëndetësore
Mes skamjes , sëmundjes e në qiell të hapur…

Shqipëria e ka siguruar lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së që në vitin 2011 dhe është një vend europian, por shqiptarët ende paguajnë kosto të larta, gati të njëjta me ato të vendeve afrikane për të hyrë në mënyrë të paligjshme kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

download 1 1

            Foto: Drejt vendeve të huaja

Struktura mbi monitorimin e trafikut të drogës dhe krimit në Kombet e Bashkuara (UNDOC) në një raport të posaçëm për ecurinë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor raporton se kosto mesatare e udhëtimit të paligjshëm të shqiptareve është 4,678 dollarë, kryesisht prej udhëtimeve të shtrenjta të hyrjes në Britaninë e Madhe.
Madje ato sërish paguajnë më shumë se vendet afrikane si Algjeria dhe Maroku (Shih grafikun bashkëngjitur). Më i shtrenjtë është largimi nga Afganistani 12.1 mijë euro. Shqipëria renditet e gjashta në listë, pas Afganistanit, Iranit (8,523 euro), Sirisë (8,170), Irakut (8,158) dhe Pakistanit (7,284).

Ka mënyra të ndryshme pagese për shërbimet e kontrabandës. Ndonjëherë kontrabandistët kërkonin shumën e plotë ose gjysmën e saj, por ka raste kur paratë transferohen me ndërmjetësues. Në disa raste paratë jepen pasi emigrantët te kenë mbërritur në destinacion. Migrantët shqiptarë raportuan se udhëtonin pothuajse gjithmonë me një kamion rimorkio. Marrëveshja përfshinte udhëtime të rregullta me dokumente false ose dokumente identiteti – në Francë ose Belgjikë, ku ata hipin në kamionë rimorkio që drejtoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar. Hipja në kamion ishte zakonisht pa dijeninë e shoferit.

Një migrant raportoi se grupi i tij duhej të ndërronte kamionin gjatë rrugës pasi u zbuluan nga shoferi. Të anketuar të tjerë shqiptarë gjithashtu raportuan se kishin hipur në mënyrë të fshehtë në kamionë në Belgjikë. Një migrant madje detajoi metodën: grupi i migrantëve duhet të përdorte një thikë për të hapur copën e kamionit nga sipër të hynte në rimorkio nga atje. Të tjerët raportuan një mënyrë tjetër – ata do të hipnin në automjet (në këtë rast një maune) me dijeninë e shoferit, por nëse ai kapej, drejtuesi i automjetit do të pretendonte se nuk ishte në dijeni për praninë e tyre. Disa migrantë u raportua se paguanin një tarifë shtesë për të udhëtuar së bashku me shoferët e kamionëve, duke u hequr sikur të ishin ndihmësit e shoferëve.

Kjo metodë e transportit u raportua të ishte më e sigurt dhe më e rehatshme, por shumë e rrezikshme pasi policia shpesh mund të zbulonte migrantët e kontrabanduar.
Sipas të dhënave që janë referuar në raport nga intervistat me emigrantë, trafikantët dhe ekspertë në fillim të vitit 2019, fitimet e kontrabandisteve ishin diku tek 20-30 % e kostove. Shumë emigrantë ishin në gjendje të negocionin çmimin dhe cilësinë e shërbimit me kontrabandues të ndryshëm. Kalimi i kufirit, tarifat e paguara nga emigrantet e kontrabanduar ndryshonin ndjeshëm në varësi të mënyrës dhe kohëzgjatjes së transferimit dhe shërbimet e mundshme shtesë.

Fitimet e kontrabandistëve janë në bazë të roleve e tyre në procesi i kontrabandës. Ato në rolin e shoferit zakonisht merrnin midis 56 dhe 113 dollarë për turn. Të ardhurat mujore të kontrabandistëve të tjerë për transportimin e emigrantëve varionin midis 1,700 dhe 2,260 dollarë dhe për rregullimin e kontrabandës ndërkufitare, ajo varion midis 3,760 dhe 4,700 në muaj.

Marrë nga Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0