Raporti OECD dhe UNICEF/ Mësuesit shqiptarë, të papërgatitur, por të gatshëm për të dhënë mësim

‘’Unë 5 mijë lekë kam gjithë ditën, këtyre aq iu shkon një pije”, studentja ‘skanon’ gjendjen:
Sopot, shkolla, kushte aspak normale
Elbasan/ Nëna trondit me rrëfimin e saj: “Më iku djali e askush nuk mban përgjegjësi. Mi kanë marrë zemrën…”

Po flasim për një ndër profesionet, i cili edukon dhe përgatit brezat e ardhshëm, por referuar një studimi të bërë nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregohet një anë tjetër e medaljes dhe saktësisht, më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10 % e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për zhvillimin e orëve të mësimit në klasë.

E nëse do t’a krahasojmë më vendet e tjera si; Serbia e cila ka përqindjen më të ulët (2%) të mësuesve që vijojnë mësimin në klasë pa përgatitje të posaçme. Në raportin e publikuar për rajonin thuhet se mësuesit shqiptarë, serbë dhe ata malazezë janë më të prirur për t’u adoptuar me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe me ndryshimin e kurrikulave.

Por, në Shqipëri një pjesë e mirë e mësuesve shfaqin interes për të patur takime individuale me nxënësit e tyre për të diskutuar për nevojat dhe problemet që ata kanë dhe vetëm 2.5% e mësuesve në Shqipëri i refuzojnë këto takime në raport me 7% të mësuesve në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni.
Të gjithë jemi koshient, madje edhe vetë mësuesit se duhet të jenë të aftë në metodat e tyre pedagogjike, e mbi të gjitha të kenë këndvështrimin e duhur dhe mentalitetin për të punuar sa më shumë me nxënësit në mjedise potencialisht të vështira. Kështu, PISA 2018 pyeti drejtorët e shkollës për shkallën në të cilën sjelljet dhe praktika të caktuara të mësuesve, të tilla si rezistenca e mësuesve për të ndryshuar, parapërgatitja, mund të krijojnë një klimë të pakëndshme shkollore dhe pengojnë të mësuarit e studentëve.

Analiza e OECD tregon se gjetjet e testit PISA për mësuesit në Ballkanin Perëndimor ngrenë shqetësimin se pse mësuesit mund të mos demonstrojnë sjellje profesionale, duke sinjalizuar nevojën për të parë më nga afër kushtet e punës dhe pagës së mësuesve, si dhe përshtatjen e politikave që lidhen me llogaridhënien dhe sjelljen etike të mësuesve.

Ka vite që çdo system arsimor në Ballkanin Perëndimor ka krijuar standarte të mësuesve për të gjithë sistemin, me qëllimim për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë në drejtimin e profesionit dhe misionit të veçantë.
Shumica e këtyre standardeve paraqesin pozitivisht njohuritë dhe aftësitë kryesore pedagogjike. Megjithatë, gjetjet OECD dhe UNICEF kanë zbuluar se shpesh nuk janë të qarta aftësitë që duhet të demonstrojnë mësuesit për standardet e reja të mësimdhënies.

Por, në Ballkan për fat të keq nuk ka stimuj për mësuesit që kanë një karrierë bazuar në standarde. Për shembull, Serbia ka një strukturë karriere të bazuar në merita për mësuesit, por standardet e mësuesve nuk përdoren qartë si referencë në vendimet e ngritjes në detyrë, as nuk janë përdorur për t’u shpërblyer me pagë më të lartë.

high school 1072x715 1

Natyrshëm lind pyetja: Çfarë do ndodhë me brezat që vijnë?

COMMENTS

WORDPRESS: 0