Në këto kohë të vështira që po kalojmë, përpos të menduarit për shëndetin tonë dhe të të afërmeve, duhet menduar edhe për ekonominë, si një element kyç për një jetësë më të mirë.
Të gjithë gjendemi përballë vështirësive, dikush më shumë e dikush më pak, por një raport i UNDP (United Nations Development Programme) apo e thënë në shqip Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, tregon se nëse kjo situtatë vazhdon, gjendja do vijojë të përkeqësohet.
Covid-19 mund të shtyjë më shumë se 200 milionë njerëz drejt një varfërie ekstreme, ku vështirë se do e marrin veten një ditë.Pra, sipas një llogaritje brenda një harku kohor jo të largët, kjo pandemic do e çojë në më shumë se 1 miliardë njerëz që do të jetojnë në varfëri në të gjithë botën deri në 2130, një statistikë kjo që i referohet parashikimeve të UNDP-së.
Kështu, bazuar në këtë parashikim të gjitha ekonomitë do të duan të paktën 10 vite rekuperim nga pasojat e Covid-19 dhe nisur nga numri i lartë i vdekjeve nga Covid-19 si dhe parashikimet e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar{FMN}, rreth 44 milionë njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme deri në 2030.
Ky studim i bërë dhe njëkohësisht pjesë e një partneriteti të gjatë midis UNDP dhe Qendrës Pardee për të Ardhmen Ndërkombëtare në Universitetin e Denver, vlerësoi ndikimin e skenarëve të ndryshëm të rimëkëmbjes Covid-19 tek qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkiara, duke vlerësuar efektet e pandemisë në dekadën tjetër.
Administratori I UNDP, Achim Steiner pohoi:
“Ashtu sikurse thekson ky studim i ri mbi varfërinë, pandemia Covid-19 është një pikë kthese dhe zgjedhjet që bëjnë udhëheqësit tani mund ta çojnë botën në drejtime shumë të ndryshme. Ne kemi një mundësi për të investuar në një dekadë veprimi që jo vetëm i ndihmon njerëzit të shërohen nga Covid-19, por që rivendos rrugën e zhvillimit të njerëzve dhe planetit drejt një të ardhme më të drejtë, fleksibël dhe të gjelbër.”
COMMENTS