Raporti i Shprehjes Globale – Shqipëria renditet si vend me liri të kufizuar shprehje

Raporti i Shprehjes Globale – Shqipëria renditet si vend me liri të kufizuar shprehje

Ndihmoni të marrë vëmëndje e duhur ky problem !
Rekordi boteror – korriku, muaji me i nxehte ne histori
“Nëse ndodh kjo, në Shqipëri do mbledhim kufoma”, ja paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

Article19, një organizatë britanike për të drejtat e njeriut, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 74 -të për lirinë e shprehjes, nga 162 vende të renditura.

Në i cili mat “gjendjen e lirisë së shprehjes në botë”, Article19 i dha Shqipërisë një vlerësim 61/100, bazuar në 25 tregues.

Rezultati e vendosi Shqipërinë në prag midis kategorive “më pak të kufizuara” dhe “të kufizuara”. Në rajon, vetëm Serbia shënoi më keq, duke u renditur në vendin e 91 -të.

Raporti shqyrtoi si lirinë që gëzojnë gazetarët dhe shoqëria civile, edhe atë të qytetarëve të zakonshëm dhe aftësinë e tyre për t’u shprehur lirshëm, për të marrë pjesë në protesta dhe për t0u kërkuar llogari zyrtarëve të qeverisë.

Më konkretisht, ai analizoi se si COVID-19 u përdor si një justifikim nga udhëheqësit botërorë për të vendosur kufizime në lirinë e shprehjes së njerëzve.

Raporti vuri në dukje se Shqipëria ishte pjesë e 1/3 së vendeve të botës, që përdorën pandeminë për të miratuar ligjet e emergjencës, pa kufizime kohore.

Ajo përmendi gjithashtu vrasjen e pronarit të medias, Kastriot Reçi dhe sekuestrimin nga ana e qeverisë së 2 kanaleve të pavarura si motive për vlerësimin.

Shqipëria mori pikë në disa tregues negativë, përfshirë fushatat zyrtare të dezinformimit e zbatimin abuziv të ligjit, duke marrë një rezultat 3/3 për kufizimet e lirisë së medias.

Vetëm në fillim të kësaj jave, dy gazetarë raportuan se ishin sulmuar nga policia, teksa përpiqeshin të filmonin një operacion në Tiranë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0