Ditën e djeshme doli raporti i plotë nga Community Reporter Albania, ku gjetjet paraprake të 14 majit u përmblodhën në këtë raport . Raporti thekson se gjetjet e 14 majit nuk ndryshojnë shumë nga ato të zgjedhjeve të mëparshme.
Vëzhgimi u krye në pesë bashki, Tiranë, Njësia 1,5 dhe 6, Berat, Elbasan (Lagja 5 Maji, Beqir Dardha dhe Kopshti Nr.12), Fier dhe Shkodër. Ky është raporti i dytë që CRA nxjerr, i pari, ai i zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas gjetjeve u konstatua se vota e romëve dhe egjiptianëve ishte pre e shitblerjes dhe intimidimit.
Lista me kandidatë të evidentuar nga CRA si pjesë të komunitetit rom dhe egjiptian, siç shihet, pjesa më e madhe janë në fund të listave. Asnjë prej tyre nuk është shpallur fitues.
Gjetjet në terren treguan se votat e komunitetit janë blerë. Një pjesë kanë votuar familjarisht, disa kanë kërkuar ndihmë. Persona të panjohur dhe pa “badge” kanë qenë prezent në qendra të votimit për të orientuar votuesit.
Rekomandimet nga ky raport theksojnë nevojën për një angazhim të KQZ për të informuar zgjedhësit e komuniteteve për vendin ku duhet të votojnë dhe procedurat, pa pasur nevojë të një projekti me fonde të huaja. Një tjetër pikë është përkthimi në gjuhën përkatëse, romani, si dhe garantimi i moscënimit të votës. Megjithatë, mënyra sesi mund të realizohet kjo mbetet e vështirë në praktikë.
COMMENTS