Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…

Pandemia i largon shqiptarët nga baret – konsumi 10% më pak se para krizës
20-vjetori, ja si e uron veten Armando Broja
Për tim bir Mateon! Letra e një nëne.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot se Shqipëria ka për të bërë punë akoma më shumë,lexoni më poshtë rekomandimet e KE për “Të drejtat e njeriut “

Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin ligjor në përputhje me standardet evropiane. Është miratuar legjislacioni i ri mbi të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e pakicave. Megjithatë, mekanizmat institucionalë mbeten të dobët dhe nevojiten më shumë përpjekje për të zbatuar angazhimet ekzistuese. Shërbimet e kujdesit social për grupet e cenueshme, punësimi dhe kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Megjithë përpjekjet e bëra, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave pronësore ende nuk është siguruar.
Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të bëjë:

1-Përmirësimi i mekanizmave institucional për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtja e viktimave të dhunës në familje dhe garantimi i barazisë gjinore;
2-Rritja e përpjekjeve për të vendosur një jurisprudencë solide kundër diskriminimit; të gjejnë një zgjidhje afatgjate për banim dhe punësim të qëndrueshëm dhe të trajtojnë ndarjen në fushën e arsimit për grupet vulnerabël, në veçanti për romët dhe egjiptianët;
3-Konsoliduar më tej forcimin e të drejtave pronësore, sidomos duke avancuar rishikimin e veprave të pronësisë, zbatimin e skemës së kompensimit dhe duke bërë përparimin e nevojshëm në digjitalizimin dhe hartimin e pronës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0