Raporti CRCA / 23 % e dhunuesve seksualë ndaj fëmijëve janë punonjës administrate

Nga Rudian Zekthi “Reforma në Arsim”
Mes skamjes , sëmundjes e në qiell të hapur…
Ndryshojnë sërish rregullat e Maturës

23% e abuzuesve seksuale në vendin tonë janë punonjës të institucioneve shtetërore. Është ky rezultati i raporti të hartuar nga CRCA në bashkëpunim me Barnahus Shqipëria titulluar “Analiza e sistemit të mbrojtjes fëmijëve bazuar në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve” i cili është raporti i parë që përgatitet në këtë fushë specifike të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve ndaj të dhënat e tij paraqesin një rëndësi të vecantë si për politikë-bërësit ashtu edhe për organizatat e fëmijëve.

National Strategy child sexual abuse

                        Foto ilustruese

Analiza e raportit bazohet në studimin e detajuar të 36 rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të ushtruar ndaj fëmijëve, të trajtuara nga Barnahus Shqipëri përgjatë viteve 2019-2020. Studimi ndalet dhe analizon sistemin e mbrojtjes së fëmijëve,referimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Rezultatet e tij janë edhe një kambanë alarmi, jo vetëm për opinionin publik në vend, por sidomos për institucionet që përfaqësojnë arsimin, mbrojtjen sociale, rendin, drejtësinë, dhe politikën në tërësi.

Numri më i madh i krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë kryer nga bashkamoshatarët e tyre. 32% e dhunuesve të fëmijëve që i përkasin grup-moshës nga 14-24 vjeç;
41%e abuzuesve e kanë kryer krimin e dhunës seksuale në grup me mbi 4 persona;

SEXUALABUSE 220817 NP

                     Foto ilustruese

Grupmosha 10-14 vjeç është më e prekura nga krimet seksuale me 44% të rasteve të raportuara, e ndjekur nga grupmosha 15-18 vjeç që ze 36% të rasteve;
55%e fëmijëve që i kanë mbijetuar dhunës seksuale jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe rreth 42% e tyre jetojnë në banesa të papërshtatshme për jetesë;
Jugu i Shqipërisë renditet në vendin e parë përsa i përket raportimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve me 50 % të rasteve të raportuara, e ndjekur nga Shqipëria e Mesme me 42 % të rasteve, ndërsa Veriu i vendit me 8 % të tyre;

Policia e Shtetit, renditet në vendin e parë, për mbulimin që ky institucion i ka bërë shërbimeve që marrin fëmijët që i kanë mbijetuar dhunës seksuale, të ndjekur nga shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Sistemi i drejtësia vijon të ketë mangësi serioze në qasjen miqësore dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Abuzimi seksual i fëmijëve në Shqipëri mbetet një ndër krimet më pak të raportuara. Studimet tregojnë se 1 në 10 fëmijë është viktimë e abuzimit seksual. Numri i fëmijëve që bien viktima të abuzimit dhe të shfrytëzimit seksual rritet me moshën e fëmijës.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi CRCA.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0