Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në partneritet me UNDP në Shqipëri dhe mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC)prezantuan: “Raportin e vlerësimit mbi qasjen dhe përdorimin familjar të transfertave të mbrojtjes sociale”. Raporti nxirrte në pah mangësitë që pengojnë qasjen e familjeve dhe individëve në nevojë te transfertat e mbrojtjes sociale.
Disa nga gjetjet kryesore të këtij raporto ishin:
Skema e mbrojtjes sociale nevojitet të rishikohet në mënyrë periodike në mënyrë që t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme nevojave të grave, viktima të dhunës në familje që kanë vulnerabilitete të shumëfishta
Sipas këtij raporti gratë dhe burrat në nevojë duhet të përfitojnë nga të gjitha pagesat paralele në përputhje me vulnerabilitetin dhe statusin e tyre në mënyrë kumulative.
Ky raport u hartua nga Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilët u shprehën se: – Është një studim që nxjerr në pah problemet dhe mund të përdoret nga aktorë të ndryshëm si mjet advokimi. Në vazhdim do ta prezantojmë raportin dhe tek Komisionet Parlamentare.
COMMENTS