Rama i vendosur për zbatimin e automisë spitalore: “Mjekët hanë baltë, si skuadra ime”

Rama i vendosur për zbatimin e automisë spitalore: “Mjekët hanë baltë, si skuadra ime”

‘Pako e Madhe’/800 milion lekë për fundvitin për 1 milion individë, të paqarta ende detajet
Naftëtaret/ Nëse do jetë takim elektoral kthehemi në grevë
Kthesa e papritur e Ramës për sindikatat: “në Shqipëri janë fantazëm”

“Ata që nuk vijnë në spital theksojnë idenë se po erdhe në spital të lënë të vdesësh, se do harxhosh gjithë kursimet e vjehrrës, por kjo nuk është e vërtetë” tha ai në takimin me mjekët dhe infermierët në QSUT. Ndërsa foli për rritje pagash, ai theksoi se autonomia spitalore do sigurojë që mjekët të mos japin shërbimet jashtë spitalit publik, por brenda tij, duke “i marrë paratë në xhep”. 

Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjakët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierë. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’u ndryshojnë.

Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë. Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë”,-tha Rama.

Autonomia spitalore do implementohet sipas Ramës në dy ose tre vitet e ardhshme, duke siguruar sipas tij rritjen e cilësisë së shërbimit publik. Kjo duke bërë konkurrencë me spitalet private, pasi të njëjtët mjekë sipas tij punojnë si në shtet ashtu dhe në privat. Në mënyrë që të shpërbleheni siç duhet, tha Rama, duhet që pagesat të merren drejtpërdrejtë në dorën e mjekut. Fatkeqësisht këto janë të vetmet informacione aktualisht publike mbi

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama konsideroi si shumë të rëndësishme autonominë spitalore gjë që sipas tij do të jetë një avantazh për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në spitale publike.

“Ambicia jonë është të shkojmë më tutje dhe të bëjmë më shumë. Mjekët dhe sistemi shëndetësor do kenë një avantazh që nuk e kanë të tjerët, që është autonomia spitalore. Do u bëja thirrje drejtuesve të spitaleve, mjekëve në tërësi që të fokusohen tek autonomia spitalore që më pas të futemi në atë pjesën e vetëfinancimit të spitalit. Do të thotë që mjekët të mos ketë nevojë të ikë më nga spitali për të kryer shërbime të tjera, sepse të ardhurat do shkojnë në xhepin e tij dhe jo të shtetit”,-tha Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0