Në konferencën për shtyp ditën e sotme, kryeministri Edi Rama shpalli se kaloi VKM-ja që do detyrojë studentët e mjekësisë për të qëndruar në vend pas diplomimit, deri në pesë vjet, nga tre që u tha më parë. Pa marrë parasysh protestat e studentëve, Rama tha se taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë për të arsimuar studentë që të largohen menjëherë pas diplomimit.
I pyetur për Ballkanin e hapur, Rama u largua për të vazhduar deklaratën për shtyp ministria Manastirlliu dhe Kushi. Kjo e fundit sqaroi se pas nisjes së vitit të parë, çdo student për mjekësi do nënshkruajë një kontratë me dy ministritë dhe UMT, kurse vitet e tjera do kenë mundësinë e zgjedhjes midis pagesës dhe qëndrimit në Shqipëri për pesë vite.
Protesta e studentëve vazhdon nesër me 6 korrik para rektoratit.
COMMENTS