Qyteti i Vlorës më me shumë se 200 mijë banorë ka vetëm një poliklinikë edhe kjo e fundit po i nënshtrohet rikonstruksionit total të saj. Ndërkohë mjekët e kësaj poliklinike janë transferuar në një ambient, i cili nuk është aspak i përshtatshëm per kryerjen e vizitave dhe analizave per qytetaret e rrethit të Vlorës që në orët e para të ditës qytetarët zënë radhën për kryerjen e vizitave dhe analizave dhe janë të moshuarit ato që presin në radhë për të marë shërbimin. Banorët radhën e zënë që në 4 të mëngjesit sepse më vonë është e pamundur të mbarosh punë .Të shkosh te privati për xhepin e një pensionisti është e pamundur të mbarosh punë.
“Kam ardhur që në 4 të mëngjesit për të zënë radhën ,për të bërë analizat”.
“Kam ardhur që në 6 të mëngjesit për të bërë analizat dhe 200 veta ishin që në mëngjes”.
Mjekët e kësaj poliklinike punojnë në kushte aspak të përshtatshme ,ku në një dhomë të vogël qëndrojnë disa mjekë. Kjo situatë vijon të jetë e përditshme ,ku shpesh qytetarët nuk marrin shërbimin për tek mjeku specialist apo për një analizë dhe deri në përfundimin e rikonstruksionit të poliklinikës,e cila nuk dihet se kur përfundon.
COMMENTS