Racizmi i policëve britanikë – Shqiptarët duhen vrarë

Drejtësia austriake rifut “shaminë” në shkolla ndërkohë që Kosova merr vendimin e kundërt
Depresioni tek fëmijët…
Çertifikata shëndetësore për lëvizjen e lirë të sigurtë në BE/ Kush janë vendet që përfitojnë?

“Shtetasit shqiptarë duhet të pushkatohen, emigrantët e paligjshëm meritojnë dënimin me vdekje”
Kështu janë shprehur 5 oficerë të policisë në Britani kundrejt shqiptarëve emigrantë.
Ata kanë krahasuar një oficer me ngjyrë me një qen të racës së përzier. Dhe nuk ka mjaftuar me kaq, pasi për shtetasit shqiptarë ata kanë thënë se duhen qëlluar dhe se emigrantët e paligjshëm sipas tyre meritojnë dënim me vdekje.

policia britanike

                    Foto ilustruese

Hetimi ndaj efektivëve kishte nisur që prej 2018-ës pas disa ankesave.
Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e 21.
“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”-tha Beer.
Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi.

Nga studimi i viteve 1991-2010 vërehet se:

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 14 vjeç.
Për periudhën nëndor 1992 mars të 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror policia ka kryer 86 sulme, ndërsa nga qytetarët janë kryer 67 sulme. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përball 154 vrasjeve makabre.
Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.
Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93. Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0