Racizëm strukturor/ Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave më njyrë është më e lartë kur ato lindin nga mjekë të bardhë

Racizëm strukturor/ Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave më njyrë është më e lartë kur ato lindin nga mjekë të bardhë

Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…
Ekonomisti gjerman thotë se ‘Rivendosja e madhe do të shkaktojë një përplasje më të keqe se vitet 1930’
Gjykata në Pakistan nxjerr jashtë ligjit ‘testet e virgjërisë’ për viktimat e përdhunimit

Rachel Hardeman ia ka kushtuar karrierën e saj luftimit të racizmit dhe dëmit që ai i ka shkaktuar shëndetit të Amerikanëve me ngjyrë . Si një studiuese e shëndetit riprodhues, ajo është shqetësuar veçanërisht nga nivelet e larta të vdekshmërisë në mënyrë disproporcionale për foshnjat me ngjyrë.

Në një përpjekje për të gjetur disa nga arsyet e numrit të lartë tëvdekjeve Hardeman dhe tre studiues të tjerë hulumtuan të dhënat e 1.8 milion lindjeve në spital në Florida midis 1992 dhe 2015.

Nga tw dhwnat e grumbulluara ata gjetën statistika shqetwsuese pasi të sapolindurit me njgjyrë kishin tre herë më shumë gjasa të vdesin sesa të porsalindurit e bardhë. Gjithashtu kur foshnjat e me ngjyrë  lindin nga mjekët me ngjyrë, shkalla e vdekshmërisë së tyre përgjysmohet.

Me 5.7 vdekje për 1.000 lindje të gjalla, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një normë të lartë të vdekshmërisë foshnjore dhe foshnjat me ngjyrë janë në rrezikun më të madh.  Norma e vdekshmërisë së këtyre foshnjave në 2018 prej 10.8 vdekjeve për 1.000 lindje të gjalla, krahasuar me një normë prej 4.6 foshnjash të Bardha për 1.000 lindje të gjalla.

Vdekshmëria foshnjore përcaktohet si vdekje gjatë vitit të parë të jetës, dhe 66 përqind e atyre vdekjeve, për të gjitha racat, ndodhin në periudhën neonatale në 28 ditët e para të jetës, me 14 përqind brenda orës së parë dhe 26 përqind të tjera brenda një deri në 23 orë.

Edhe pse vdekshmëria foshnjore në Shtetet e Bashkuara ka qenë në rënie, hendeku midis foshnjave me ngjyrë dhe atyre tëBardhë ka vazhduar, thotë Hardeman. Sipas saj rrënja qëndron në racizmin strukturor.

Ajo e përkufizon racizmin strukturor si “normalizimin dhe legjitimimin e një sërë dinamikash – historike, kulturore, institucionale dhe ndërpersonale – që avantazhojnë rrallë me të Bardhët ndërsa prodhojnë rezultate të pafavorshme kumulative dhe kronike për njerëzit me ngjyrë”.

Shkaqet e zakonshme të vdekshmërisë foshnjore janë lindja e parakohshme, pesha e ulët e lindjes, ndërlikimet e nënës dhe sindroma e papritur e vdekjes së foshnjave, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Disa nga këto vdekje shkaktohen nga ndërlikime që lidhen me shëndetin e nënës. Historikisht, shëndeti i nënave me ngjyrë ka qenë gjithmonë shqetësues, gratë me ngjrë kane 4 deri në 5 herë mëshumë të ngjarë të vdesin gjatë shtatëzanisë ose lindjes se gratë e bardha.

Në një raport të bërë në  Korrik Hardeman shkruan, “Ne besojmë se shkollat ​​mjekësore dhe programet e trajnimit duhet të pajisin çdo mjek, në çdo rol, për të adresuar racizmin. Dhe procedurat e licencimit, akreditimit dhe kualifikimit duhet ta testojnë këtë njohuri si një kompetencë thelbësore profesionale “.

Dhe shëndeti i foshnjave, edhe para konceptimit, mund të përmirësohet duke adresuar nevojat e nënave me ngjyrë dhe duke krijuar programe që përmirësojnë kujdesin para lindjes dhe ofrojnë ndërhyrje në kohë për të ndryshuar rrjedhën e shëndetit të foshnjave me ngjyrë dhe nënave të tyre.

Organizata të tilla si National Birth Equity Collaborative po avokojnë për më shumë hulumtime në shqetësimet shëndetësore të familjeve me ngjyrë, si dhe për agjencitë qeveritare për të siguruar më shumë burime për të adresuar pabarazitë shëndetësore.

Burimi:The Washington Post/ Përshtati Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0