Racizëm i pushtetit në mes të Tiranës/ 70-vjeçarja rome dhunohet dhe nuk mbrohet nga policia

Racizëm i pushtetit në mes të Tiranës/ 70-vjeçarja rome dhunohet dhe nuk mbrohet nga policia

Racakolli/ Mund të rikthehen masat shtrënguese
Leandro, 7-vjeçari që mposhti autizmin në Elbasan
Salaj/ Bashkia e Tiranës modeli më i keq i qeverisjes, pasi shumica drejton pa pyetur fare për pakicën.

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj komunitetit rom ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune duke bërë që Shqipëria çdo ditë e më shumë të lëngojë nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit.

Dje në mëngjes një 70-vjeçare rome u dhunua përpara syve të policisë së shtetit e cila nuk ka bërë asgjë për dhunën e ushtruar teksa luftonte për të mbrojtur pronën e saj.

Djali i të moshuarës, Hadroi Rami thotë se të shtunën në darkë, punonjësit e Institutit të Mbrojtjes së Territorit, vijnë në dritare dhe jo nga dera dhe japin urdhër për të prishur banesën e tyre ku jetojnë prej 25 vitesh me dokumenta të rregullta, sepse bashkia e Tiranës ka lëshuar një leje për ndërtim në atë vend.

“Para pak javësh ashtu si në cdo cep të Tiranës edhe pranë ish-doganës, ka filluar të ngrihet një pallat 7 katësh nga firma EUROBETON, një firmë shumë prestigjoze me ndërtimet e saj nëpër zona të ndryshme të Tiranës. Të shtunën në darkë, punonjësit e Institutit të Mbrojtjes së Territorit, të veshur e “xhamadanët” e tyre të krenarisë, vijnë në dritare, dhe jo nga dera dhe japin urdhër për të prishur banesën tonë me dokumenta të rregullta, sepse bashkia e Tiranës ka lëshuar një leje për ndërtim në atë vend.  Ne ju dhamë dokumentat dhe menjëherë lajmëruam policinë të vinte në mbrojtje pasi punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojetjes së Territorit kërcënonin në cdo 3 fjali që kjo dhomë do të prishet.”– shprehet Hadroj Rami.

Ata më pas kanë telefonuar policinë por edhe pse punonjësit kishin tentuar të dhunonin pronën e tyre, asnjë nuk u ndalua për vepër penale të prekjes së pasurisë së tjetrit. Hadroi shprehet se polici ka thënë se ne nuk duhet të vijmë për këdo shpesh sepse kemi raste më të rëndësishme për të ndjekur duke nënkuptuar që ne, qytetarët romë, nuk jemi aq të rëndësishëm për policinë e shtetit por ka të tjerë edhe më të rëndësishëm se ne.

I pyetur nga informim.al se si vijon ngjarja ai thotë se kanë hyrë me dhunë duke thyer xhamin për të prishur shtëpi e tyre në mesnatë.

“Ato të Eurobetonit erdhën në 12 të natës nga dritarja dhe thyen me dhunë xhamin e shtëpisë për të nisur ta prishin më pas atë. Ne kemi thirrur policinë, policia erdhi dhe nuk bëri asgjë u largua, tha që nuk kemi çfarë të bëjmë. Në mëngjes ne jemi munduar ta mbronim deri në orën 14:00. Më pas në këtë orë ne mblodhëm disa prej plaçkave më të rëndësishme dhe u larguam. Nuk jetojmë më aty. Neve jemi larguar deri sa ata të mund të prishin shtëpinë tonë pastaj do ta ndjekim me anë gjyqësore. Dje kemi dërguar denoncimin në Prokurori. Sot ka qënë mami në polici dhe prapë policia nuk e ka marrë ankimimin. Nuk ka pranuar ta marrë. Ata kanë dërguar inspektorin e zonës për ta parë. Inspektori erdhi vetëm bëri një fotografi dhe iku. Tha do të vijë pastaj komisioni për të parë por komisioni nuk erdhi. Mami ka qënë në polici bashkë me avokatin dhe nuk kanë pranuar ta marrin denoncimin. Kemi bërë denoncimin në Prokurori dhe presim të shohim se si do të reagojë Prokuroria.”– përfundon Ramaj.

Një veprim ky që turpëron shtetin dhe instrumentet e tij të rendit dhe sigurisë që janë bërë partnere në këtë krim racist në mes të kryeqytetit. Zbimi nga prona e tyre duke dhunuar një të grua të moshuar është një alarm për një shoqëri, e cila tenton të shkojë në Evropë. Ne kemi bërë raporte pa fund për liritë e pakicave dhe integrimin e romëve. Kryeministri ynë ka pranuar racizmin ndaj tyre dhe ka premtuar se gjendja do të ndryshojë. Por kur një gjë e tillë ndodh në mes të kryeqytetit, i mbështetur dhe nga policia, atëherë ky është racizëm shtetëror.

Ky gjest turpëron po ashtu shoqërinë civile dhe dhjetëra shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të cilët u gjenden po kaq larg kësaj historie sa të gjithë ne të tjerët. Miliona euro fonde që shkojnë për integrimin e pakicave të rrezikuara në shoqëri, duket se nuk shkuan kurrë në vendin e duhur. Atyre njerëzve nuk ju gjenden pranë, jo në jetën e tyre normale, por dhe në ditën e tyre të zezë kur i kanë dënuar me urrejtje duke i dhunuar dhe përpjekur ti nxjerrin me forcë nga shtëpitë e tyre.

IMG_4453 IMG_4456

COMMENTS

WORDPRESS: 0