Racakolli/ Mund të rikthehen masat shtrënguese

Racakolli/ Mund të rikthehen masat shtrënguese

Siguria ushqimore: Ja çfarë thotë drejtori i AKU Elbasan
Diferencimi midis bilingualizmit dhe autizmit
QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli  foli në një intervistë për një televizion kombëtar  për mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese në vend.

E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë on-line, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Masat s’kanë lidhje me çfarë kanë bërë vendet e tjera, duhet menduar globalisht dhe vepruar lokalisht. Duke parë situatën tonë, propozojmë edhe masa të tjera që mund të jenë kufizuese. Jemi shumë pranë vijës së kuqe! Nuk ka gjë të prerë. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, do analizohen të gjitha faktorët”,- tha Rakacolli.

 

Ndërsa për vendet nëpër spitale, Rakacolli u shpreh:

“Jo, nuk janë ezauruar komplet. Kemi 550 shtretër vetëm për covid në Tiranë. Ne duam të bëjmë një menaxhim sa më të mirë të kapaciteve ndaj edhe e bëjmë hapjen e spitaleve me plan. Kur të mbushet i treti, shpresojmë që jo, hapet 4”,- vijoi ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0