Qytetari me Covid lihet jashtë dyerve të spitalit/ Grida Duma publikon videon alarmante: Shqiptarët nuk mund të dergjen…

Qytetari me Covid lihet jashtë dyerve të spitalit/ Grida Duma publikon videon alarmante: Shqiptarët nuk mund të dergjen…

Protesta në Tiranë/Qytetarët, poshtë diktatura
Europol operacion në 27 shtete, mbyll mijëra faqe interneti me përmbajtje pirate
ILO: Papunësia në Shqipëri tek njerëzit e shkolluar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar në rrjetin e saj social “Facebook” një video ku shihet një qytetar i prekur nga Covid, i cili është lënë jashtë dyerve të spitalit.

Duma shprehet se Kryeministri i vendit dhe qeveria nuk kanë asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Shqiptarët po dergjen dyerve të spitaleve, ky palo kryeministër del bën propagandë në “primetime”.

I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.

Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.
Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon më pas i lë jashtë.

Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.

Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.

Mos i besoni më asnjë fjalë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0