Problematika me qentë e rrugës ka vazhduar të jetë shumë shqetësuese për qytetarë të shumtë në disa qytete të vendit tonë. Asnjë masë e marrë deri tani kundrejt këtij problemi.
Qentë e rrugës frikësojnë çdo kalimtar sidomos kur janë në grupe. Per ketë çeshtje preken më së shumti shumë qytetarë që dalin në orët e para të mengjesit për në punë.Ka patur shumë raste sulmi nga qentë ku disa qytetarë kanë marrë dhe ndihmë mjeksore.
Shtimi i tyre po rrezikon shumë kalimtarët kur duhet të perballen me to jo vetëm në rrugë por dhe nëpër hyrjet e pallateve të tyre.
Shumë fëmijë janë të friksuar sa që ndërrojnë rrugë kur kthehen nga shkolla.
“Kemi frikë kur kthehemi nga shkolla vetëm. Nuk mund të kaloj nga rrugica e shtëpisë time sepse ështe plot me qentë e rrugës. Një ditë kishin ardhur tek pallati im, ishin me shume se 5 qen dhe nuk shkova dot në shtëpi”- Shprehen ata për informim.al
COMMENTS