51 vjeçari në foto quhej Petrit Vuksani. Ai gjeti u vra ditën e sotme me armë automatikë, në mjediset e shtëpisë e tij në Shkodër. Ngjarja e rëndë raportohet se solli në vendngjarje edhe drejtorin e policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia e Shkodrës në njoftimin paraprak për ngjarjen.
Autori shkoi i armatosur në shtëpinë dy katëshe ku jetonte viktima, duke e qëlluar atë për vdekje. Në momentin e ngjarjes, sipas njoftimeve, Vuksani ndodhej i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve.
Dyshohet se Lekë Vuksani e vrau 51-vjeçarin pasi ky i fundit i kishte kërkuar t’i lironte shtëpinë. Autori e kundërshtonte këtë dhe këtë të martë zbrazi breshëri automatiku në drejtim të viktimës. Lekë Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth. Aktualisht autoritetet policore e kanë shpallur atë në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij.
“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Lekë Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Petrit Vuksani. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Lekë Vuksani“, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat. Fatkeqsisht, krimi nuk u parandalua dot.
COMMENTS