Qeveria ka nxjerrë për së dyti herë për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.” Në një kohë kur në Shqipëri po bëhen propagada të mëdha dhe po luftohet për uljen e numrit të përdoruesve të drogës si dhe uljen e numri të rrënjëve të kanabisit , a duhet vërtetë të legalizohet kjo llojë droge edhe për qëllime mjeksore? Sa të sigurtë e ka shteti shqiptar që me këtë bime nuk do të abuzohet dhe gati gjysma e popullësisë nuk do të kthehen në përdorues kronikë të drogës.Qytetarët në Elbasan ndahen në dy anë. Ka nga ata që besojnë që kanabisi (hashashi) do të përdoret për arsye mjeksore e të tjerë që mendojnë se më hyrjen në fuqi të këtij projektligji thjesht sa do të shtohen akoma më shumë konsumatorët e drogës dhe do të degradohet akoma më shumë shoqëria shqiptare.
Projektligji parashikohet të qëndrojë për konsultim deri më datë 20 tetor 2022.
COMMENTS