Qeveria cakton me VKM kredinë studentore 8 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për arsimin e lartë

Qeveria cakton me VKM kredinë studentore 8 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për arsimin e lartë

Librat e shkollës, më të shtrenjta. Çmimet, 2-35 për qind më të larta
Tre vite pas diplomimit në Shqipëri ose 5500 euro tarifë vjetore, plani i ministrisë për mbajtjen e mjekëve nuk gjen mbështetje
Nxënësit romë dhe egjiptianë vuajnë pasojat e segregimit në shkollat shqiptare

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, shpalli sot në deklaratën për shtyp në lidhje me vendimet e qeverisë, aprovimin mundësisë për kredi studentore, e cila sipas saj do rrisë gjithëpërfshirjen e studentëve në institucionet e arsimit të lartë. Sipas ministres, kushtet do jenë të tilla që të favorizojnë rritjen e numrit të studentëve.
Kredia, e cila do jetë pa kolateral, do aprovohet në bazë të shifrës sa më të ulët të kërkuar nga studenti, me sistem pikëzimi që do përfshijë notat, si dhe ndjekja e disa degëve prioritare. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucioni që do të menaxhojë këtë proces me studentët dhe do të negociojë me bankat e nivelit të dytë për normat e ulëta të interesit të kredive.

Kredia studentore është një prej pikave të paplotësuara të ligjit për arsimin e lartë të vitit 2015 dhe sot përcaktohet me VKM, 8 vite pas miratimit të këtij ligji, mënyra si do jepet kredia. Neni 114 thotë se,
1. Ministria përgjegjëse për arsimin ndërmjetëson kreditimin e studentëve, me qëllim mbështetjen financiare për përballimin e kostos së studimeve.
2. Kredia studentore është e hapur për aplikim për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për studime në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.
3. Skema e kreditimit studentor përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Është e paqartë se përse nga 22 korriku i 2015, e deri në 19 korrik të 2023, qeveria e kishte të pamundur të nxirrte këtë VKM. Më parë, organizata dhe shoqëria civile ka kërkuar aprovimin e kredisë studentore si një mekanizëm për të ndihmuar studentët që nuk kanë mundësi të përballojnë studimet në qytetin e Tiranës, por sot, duke marrë parasysh krizën e studentëve të mjekësisë, përcaktimi i kredisë studentore nuk ka më pamjen e pafajshme të mëpërparshme.

Ditën e nesërme pritet protesta e studentëve të mjekësisë para parlamentit si dhe miratimi i ligjit të debatuar që do i detyrojë ata të rrinë në Shqipëri për të punuar ose përndryshe, do paguajnë një tarifë shumë të lartë, sipas qeverisë, aq sa realisht kushton viti akademik në këtë universitet. Ende nuk ka asnjë informacion nga ana e qeverisë se ku bazohen ata në përcaktimin e tarifës vjetore, e as të dhëna mbi numrin e mundshëm të studentëve që do penalizohen nga miratimi i këtij ligji.

COMMENTS

WORDPRESS: 0