Gjenden të vdekur 4 turistë rus në një sauna në Qerret të Durrësit.Ata kishin një javë që qëndronin në një hotel në Qerret dhe janë gjetur të ndarë nga grupi tjetër i turistëve.Dyshohet se kanë mbetur të asfiksuar brenda në sauna por shkaqet janë ende të paqarta. Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje dhe janë shoqëruar për dëshmi i gjithë stafi i hotelit.
Viktimat janë dy burra dhe dy gra. Ata ishin turistë të huaj, shtetas rusë, të cilët prej 1 jave ndodheshin në Shqipëri. Policia njofton se viktimat janë Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Informacioni paraprak i policisë: Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
COMMENTS