Qendra “Për Arsim Cilësor”: Mungesë transparence në procedurat e Prokurimit Publik në sektorin e arsimit

Qendra “Për Arsim Cilësor”: Mungesë transparence në procedurat e Prokurimit Publik në sektorin e arsimit

Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.
BB: Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë
Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.

Hermetizimi i institucioneve publike dhe mungesa e transparencës për vënien në dispozicion të dokumentave janë disa nga problematikat e Kontratatave të Prokurimit Publik në sektorin e arsimit.

Qendra “Për Arsim Cilësor” në bashkëpunim me Fondacionin “OSFA”, të angazhuara në projektin rajonal të antikorrupsionit, i cili ka për synim më shumë transparencë dhe llogaridhënie në adresimin e korrupsionit, nëpërmjet monitorimit të proçedurave të prokurimit publik në sektorin e arsimit, konstatojnë katër problematika;

  • Hermetizmi i institucioneve publike, e si pasojë mungesa e bashëpunimit dhe llogaridhënies;
  • Pjesëmarrja e ulët e operatorëve ekonomikë në proçedurat e prokurimit publik, indikator i një proçesi jo fort transparent;
  • Mungesë transparence edhe në vënien në dispozicion të disa elementëve të dokumentacionit të kontratave të prokurimit, me justifikimin se janë të dhëna konfidenciale;
  • Dyshime mbi ligjshmërinë e vendimmarrjes së autoriteteve kontraktore në përzgjedhjen e ofertave fituese për kontratat e prokurimit publik;

Prokurimi Publik mund të përkufizohet si një instrument i përdorur nga autoritetet publike  me qëllim blerjen e mallrave, kryerjen e punëve dhe realizimin e shërbimeve me fonde të financuara nga buxheti i shtetit.

Qendra “Për Arsim Cilësor” monitoroi 3 procedura të prokurimit publik, në sektorin e arsimit.

a.Kontratë prokurimi publik rikonstruksioni.

b.Kontratë prokurimi publik për pajisje IT.

c.Kontratë prokurimi publik për materiale higjeno-sanitare.

Monitorimi i kontratave të prokurimit, shërbeu për të evidentuar problematikat dhe për të rritur transparencën në fushën e prokurimeve publike, një mënyrë për të fokusuar vëmendjen mbi këto praktikat të financuara nga fonde shtetërore, si dhe ku për rrjedhoje veprimet korruptive shkaktojnë pasoja negative dhe dëme për të gjithë qytetarët

Statistikat mbi prokurimin publik e rendisin Shqipërinë të fundit në rajon sipas publikimit të Agjensisë së Prokurimit Publik. Sipas raportit vjetor të vitit 2017, publikuar nga APP, prokurimi publi  zinte rreth 7% të PBB.

 

Përqindja e Prokurimit Publik në raport me PBB për vitin 2017

pic 1

Burimi: Të dhëna të marra nga Raportet e Komisionit Europian për vendet e Rajonit.

 

Sipas raportit vjetor të vitit 2018, publikuar nga APP, prokurimi publik për vitin 2018 zinte rreth 7.8% të PBB.

Përqindja e Prokurimit Publik në raport me PBB për vitin 2018

pic 2

Burimi: Të dhëna të marra nga Raportet e Komisionit Europian për vendet e Rajonit.

Ndërkohë, nga përpunimi i të dhënave në Sistemin e Prokurimit Elektronik, si dhe bazuar në të dhënat e siguruara nga INSTAT dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se, për vitin 2019 fondi total limit i prokuruar zë 6.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Nga të dhënat e përftuara dhe të analizuara rezulton qartë se problematikat janë të natyrave të ndryshme dhe se vëmëndja e publikut duhet të jetë më e lartë ndaj këtyre procedurave, të cilat financohen nga fonde publike dhe ku aktet korruptive shakaktojne rrjedhimisht dëme për të gjithë qytetarët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0