Qendra “Për Arsim Cilësor”: Buxhet për nxënësit me vështirësi ekonomike

Qendra “Për Arsim Cilësor”: Buxhet për nxënësit me vështirësi ekonomike

Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona
Këto janë 10 arsyet se pse Japonia është vendi më i zhvilluar në botë.
Rindërtimi në institucionet arsimore në Durrës me ritme të ngadalta

 

Pandemia e Covid-19 ka rënduar gjendjen në të cilën ndodhet arsimi nëShqipëri. Ndryshimet e ardhura si pasojë e këtij realiteti të ri në të cilin ndodhemi kërkojnë rishikim dhe buxhet shtesë për të  përmirësuar situatën e nxënësve të kategorive të veçanta më të prekura..

Buxheti për vitin shkollor 2021,aksesi në mësim dhe trajnimet falas për të gjithë mësuesit ishin çështjet e evidentuara nga Qendra “Për Arsim Cilësor” e cila i drejton rekomandime Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

 

Sipas qendrës “Për Arsim Cilësor” pjesa më e madhe e propozimeve u gjetën të pasqyruara pasqyruara në dokumentin e realicionit të hartuar nga MASR pas  realizimit te seancës së konsultimit publik me ministrinë, ku u praqitën e diskutuan propozimet tona për Programet e arsimit Bazë dhe të Mesëm.

 

Drejtoresha e Qendrës ‘për arsim Cilësor’, Altea Lula shprehet se; Kërkesa Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë dërguar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për fonde shtesë për vitin 2021, konfirmoinevojat dhe propozimet tona për buxhet në progamet e Arsimit Bazë dhe të Mesëm, për investime, shtesë të shpenzimeve kapitale, etj.

 

Gjithashtu qendra për Arsim Cilësor ka ndjekur dhe dërguar rekomandime edhe pranë MFE për vendosjen e  mësuesit ndihmës edhe në shkollat e formimit profesional (në varësi të MFE). Pas disa përpjekjeve, mbështetjes nga ana e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe presionit pozitiv të grupeve të interesit.

 

MFE ka konfirmuar që në buxhetin e 2021, do të parashikohen për herë të parë në organikën e strukturave të shkollave profesionele edhe mësuesit ndihmës.

 

Në bashkëpunim me disa organizata të tjera, është zhvilluar një takim me përfaqësues të MASR, në përpjekje për të përmirësuar situatën e buxhetimit për gjithëpërfshirjen e nxënësve në vështirësi ekonomike në procesin e mësimit online. Kemi hartuar një rekomandim për riorientim të disa zërave buxhetor, i cili u mirëprit nga përfaqësuesi i MASR-së gjatë takimit.”

 

Qendra “Për Arsim Cilësor” mori pjesë në seancën dëgjimore me grupet e interesit të zhvilluar nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për buxhetin e 2021. Ku del me propozimet që kishin të bënin me:

 

1.Rritja e financimit për vitin 2021 për arsimin parauniversitar në dy programet, programin e arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Buxheti i MASR në % të PBB për Arsimin Para Universitar është i ulët dhe larg objektivave të përcaktuara. Tendenca është në rënie për të gjithë periudhën 2021-2023, nga 2% e PBB në vitin 2020 në 1.8% e PBB  në vitin 2022. Fondet për programet e arsimit parauniversitar, për periudhën 2021-2023, janë 69% e fondeve të MASR  dhe zënë vetëm 1.58 deri në maximum prej 1.79% të PBB. Shpenzimet e buxhetit të shtetit për nxënës APU kane ardhur duke u rritur, por ato janë ende të ulëta krahasuar me objektivin e vendosur në strategji që shpenzimet në vitin 2021 të arrinin në nivelin e mesatares aktuale të BE-së, shpenzimet për nxënës për arsimin bazë janë rreth 107 mijë lekë në vitin 2021.

 

2.Rritja e financimit për trajnime falas për të gjithë mësuesit.

Një aspekt po aq me rëndësi është formimi dhe kualifikimi i mësuesve ndihmës. Gjithnjë e më shumë vihet re nevoja për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës por edhe cilisë së tyre. Tepër e domosdoshme mbetet për fëmijët me AK dhe klasat ku këto fëmijë zhvillojnë mësimin. Vetëm një numër shumë i vogël mësuesish mund të jenë specializuar dhe kualifikuar në fushën përkatëse.  Në vitin 2021 MASR do të shpenzojë 0.13% të buxhetit të programit (ose 240 000) euro për produktin “Mësues të arsimit bazë dhe edukatorë të trajnuar për kurrikulën e re”. Ndërsa për produktin “Trajnimi i mësuesve për klasat 10-të, 11-të dhe 12-të të arsim it të mesëm që do të realizojnë kurrikulën…” do të shpenzohet 2% e buxhetit.

 

3.Rritja e aksesit në arsim.

Është i nevojshëm fuqizimi i politikave dhe zbatimi i reformës që kanë qëllim arritjen ë një rekordi në përqindje 100% të aksesit në shkollë nga të gjithë fëmijët dhe mosbraktisja nga nxënësit, në veçanti vajzat, grupet vunerabël dhe ata në vështirësi ekonomike.

Problemet më evidente për vitin shkollor 2019-2020 dhe ato që parashikohen për ate 2020-2021 për shkak të pandemisë, janë mungesa e mjeteve teknologjike, mundësimi i aksesit në mësimin online për nxënësit në kushte të vështira ekonomike, grupet vunerabël dhe të atyre që jetojnë në zona rurale.

Po ashtu mbetet shqetësuese edhe siguria fizike e shëndetësore nga mungesa e pajisjes në mënyrë të vazhdueshme me materiale dezinfektuese dhe munges e hapësirave për shkak të strukturave.

Vazhdojnë të jenë problematikplotësimi me mjete të nevojshme të laboratorëve kabinetëve, bibliotekave dhe klasave digitale. Infrastuktura fizike nuk i përgjigjet kërkesave bashkëkohore të kurrikulës së re dhe nuk mbulon mbi të gjitha shkollat në zonat rurale.

 

Gjithashtu Qendra ‘Për Arsim Cilësor’ thekson se, Znj. Nikolla relatore e buxhetit për MASR, pasi ne parashtruam rekomandimet tona, i propozoi Komisionit që të trajtohej me vëmendje çështja e trajnimeve të mësuesve, në veçanti të atyre ndihmës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0