Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan …

Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan …

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit , ja cfarë duhet të dijë çdo grua…
Rrëfimi i qytetarit që mposhti koronavirusin: Kam pasur dhimbje të…
Lezhë/ Mjerimi dhe varfëria në familjen Osmani.

2017 11 14 12 07 48 logoSot në qendrën “Forumi i Gruas ” Elbasan  u organizua një aktivitet informues me temë “Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan me çeshtjet e paraqitura nga komiteti CEDAW dhe GREVIO në  rapaportet për Shqipërinë.

Në këtë takim morën pjesë Av.Iris Aliaj QNL , znj Ari Ruçi, organizata Refreksione.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Ngritja e një rrjeti të organizatave jofitimprurëse   për një zbatim më të mirë të standarteve ndërkombëtare  mbi barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore në Shqipëri, zbatuar nga Qendra për Nismëm Ligjore (QNL). Gjatë këtij aktiviteti u theksua Konventa e Stambollit, ku qëllimi i kësaj konvente është parandalimi dhe lufta kundër  dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Kjo konventë përbën një  nga traktet ndërkombëtare  me ndikim më të  madh në trajtimin e kësaj  shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut siç është dhuna ndaj grave dhe vajzave. Parandalimi, reduktimi i dhunës, mbrojtja viktimave dhe ndjekja penale e autorëvejanë në themel të konventës. Kjo konventë është një mjet për ti dhënë fund dhunës kundër grave, por është për të ardhur keq që edhe pse njihet nuk zbatohet nga Qeveria qendrore, locale, shoqëria civili dhe activist për parandalimin për të drejtat  e grave për të vepruar mbi parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe vajzave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0