Shëndetësia është një e drejtë themelore e njeriut. Sipas Ligjit Nr.10 107, datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”:
“Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore sipas nevojave vetjake. Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo, pa diskriminim bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo kohën e marrjes së shërbimit”
Në faqen zyrtare të QSUT-së listohen një varg të drejtash që pacientët mund të presin se do ju respektohen në ambientet e spitalit më të madh shtetëror, por sa i korrespondon realitetit kjo listë? Ne paraqitëm para personave të komunitetit rom dhe egjiptian një pyetësor të shkurtër, me në prizëm vënien në dukje të dy elementeve, diskriminimit në bazë racore dhe gjendjes së furnizimit me barna dhe mjete spitalore. Ky problem më pas kërkon shpenzime personale të pacientit që do i diskriminonte ata në bazë të gjendjes ekonomike.
Rezultatet janë si vijon: 60% e të anketuarve ndihen të pakënaqur nga vizita e tyre e fundit në spital. Gati gjysma ndihen se janë diskriminuar në bazë racore, dhe 84%, një numër shumë i lartë, kanë blerë medikamente jashtë ambienteve të spitalit, të këshilluar me recetë mjeku. 80% deklarojnë se kanë dhënë para nën dorë në spital, dhe 73% se medikamentet që kanë blerë jashtë spitalit ishin të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike.
Nga ky anketim nxjerrim se diskriminimi racor i perceptuar është ende prezent në Shqipëri. Paçka asaj që deklarohet në mediat e mëdha nga qeveria, ka ende një problematikë të pazgjidhur me furnizimin me mjete spitalore, dhe një mungesë ndjeshmërie nga stafi mjekësor për anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian.
COMMENTS