Punëtorët e pastrimit pa sindikatë dhe përfaqësim, por pastrimi pikë kyçe e fushatës për zgjedhje vendore

Punëtorët e pastrimit pa sindikatë dhe përfaqësim, por pastrimi pikë kyçe e fushatës për zgjedhje vendore

Shemben dy pallate tek Rruga Ura, banorët: ‘Janë të banueshëm!’
Divorcet dhe martesat në Tiranë, periferitë “ruajnë” kurorën
‘O hajdut, do t’vijë dita’/Thirrjet kundër Erjon Veliaj në ceremoninë e hapjes së punimeve për Teatrin e ri, Altin Basha nuk lejohet të futet

Mirela* punon prej gjashtë vitesh në sektorin e pastrimit, tashmë në kompaninë e privatizuar. Ajo thotë se puna është e vështirë por është e kënaqur që kompania pranon ta punësojë me dy turne. Orari i saj nis në 8 të mëngjesit dhe mbyllet në 10 të darkës, kur kthehet më në fund në shtëpi. Bashkëshorti i saj është invalid prej më shumë se 20 vitesh dhe ajo është e vetmja që punon në shtëpinë me gjashtë anëtarë. Mes vështirësish të shumta, mungesa e mjeteve të punës, rreziqet e punës netëve vonë, diskriminimi racor ajo i rreshton si më themelore. 

Pastrimi i qytetit është një nga temat e nxehta të zgjedhjeve dhe pikat ku krenohet më së shumti kryetari aktual i Bashkisë Tiranë. Pastërtia, si nga detyrat minimale të çdo bashkie, e fundos ose e ngre një kandidat. Njerëzit që punojnë në terren çdo ditë për ta garantuar këtë detyrë, janë ndër më të diskriminuarit si punëtorë në qytet. Pjesa më e madhe vijnë nga komunitetet e margjinalizuara rome dhe egjiptiane, me familje të mëdha ku ata janë të vetmit të punësuar. Disa prej tyre nuk janë të siguruar që në muajt e parë dhe punojnë në të zezë orë shtesë, për të siguruar një rrogë minimale jetike. 

Për të marrë më tepër të dhëna mbi këta individë të lënë në hije, të heshtur dhe të papërfaqësuar në asnjë lloj sindikate, Drejtësi Sociale ka disa muaj në terren duke kontaktuar direkt me punonjës pastrimi, në pikat më të nxehta të qytetit, si qendra dhe rrugët më të mëdha. imageedit 1 3570783905

Aktivistja Sidorela Vatnikaj tregon për informim.al se, “Për të marrë të dhëna për punëtorët e sektorit të pastrimit jemi duke zhvilluar intervista dhe vëzhgime në terren, fokus grupe me punonjes mbi situatën e respektimit të të drejtave në punë, si dhe diskutime dhe takime me inspektorë nga kompanitë përkatëse të pastrimit.”

Fokusi i tyre ka qenë gjetjet e shkeljeve të mundshme.
“Disa nga gjetjet e derimëtanishme përgjithësisht kanë të bëjnë me mungesën e një kontrate pune për punonjësit dhe mosrespektimi i të drejtës për leje në raste specifike, si për shembull kur kanë probleme shëndetësore, familjare etj. Për fat të keq, jemi hasur edhe me raste kur punonjësit nuk kanë fare ditë pushimi gjatë javës. Raste si Mirela janë të përsëritura, i dëgjojmë tek gati të gjithë të intervistuarit.”

 

Në asnjërin prej kandidatëve për kryetar bashkie nuk është prekur në program përmirësimi i kushteve të punës të punëtorëve të sektorit të pastrimit. Ata premtojmë përmirësim të pastrimit të qytetit, por jo përmirësim të kushteve të punës së atyre që duhet ta realizojnë këtë detyrë.

*emri është pseudonim

COMMENTS

WORDPRESS: 0