Pukë/ Tragjedi nga dushi prishur në familjen Kola

Pukë/ Tragjedi nga dushi prishur në familjen Kola

Nxënësit romë dhe egjiptianë vuajnë pasojat e segregimit në shkollat shqiptare
Portali qeveritar on-line E-albania \Të varfërit nuk mund ta aksesojnë
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase

Dita e shtunë rezultoi tragjike për familjen Kola në Fushë-Arrëz, pasi 3 pjesëtaret, gruaja dhe dy vajzat humbën jetën brenda pak sekondash. Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën. Vajza e vogël 15-vjeçare, Sidorela, u fut në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Më pas shkon për të parë se çfarë ndodhi motra e saj e madhe, por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën. Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre, por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike. Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë, por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0