Psikologu Sina: Këshilla për ata që vuajnë nga ankthi dhe paniku i koronavirusit

Psikologu Sina: Këshilla për ata që vuajnë nga ankthi dhe paniku i koronavirusit

Studentët u nxorrën nga konviktet pa njoftim, UKS kërkon transparencë për planin e qeverisë
Dhjetë shenjat që tregojnë tradhëti dhe kohën se duhet të largoheni menjëherë nga një marrëdhënie
Elbasan/ Vihen në pranga 2 shtetas , procedohen 3 në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale

Pandemia e koronavirusit po ndikon frikshëm në shëndetin mendor të popullsisë. Shumë persona po përjetojnë ankth për shkak të frikës nga virusi dhe pasojave që mund të shkaktojë ai.

Psikologu Blerim Sina, në një intervistë për informim.al disa këshilla për menaxhimin e ankthit për personat e prekur nga koronavirusi.

Intervista e plotë:

Informim.al: Ne jemi dëshmitarë të shumë reagimeve të ndryshme nga njerëzit si rezultat i pandemisë. Pse reagojnë njerëzit ashtu si veprojnë?

Shumë njerez e përjetojnë situatën e Covid-19 në mënyra dhe forma të ndryshme. Tek disa njerez intensiteti i ankthit dhe i stresit është shumë herë më i lartë se disa të tjerë. Tek njerëz që kanë probleme ankthioze, situata e pandemisë, ka gjasa të rrisë më tepër nivelin e tyre aktual të ankthit dhe ti bëjë ata të përjetojnë probleme më të rënda psiko-emocionale.

Informim.al Cilat qasje do të sugjeronit për menaxhimin e ankthit në këtë situatë që ndodhemi? Çfarë këshillash mund t’u jepni njerëzve që janë të prekur nga covid dhe që po kurohen në shtëpi?

Në situatën në të cilën ndodhemi, ankthi është një reagim mëse normal por zgjatja dhe ekspozimi i individit për një kohë të gjatë nën trysninë e ankthit e bën atë të jetë më i predispozuar për tu prekur nga sëmundje të tjera. Kjo pasi gjendja ankthioze na harxhon shumë energji dhe e dobëson ndjeshëm sistemin imunitar të individit.

Për individët e prekur nga covid-19 do i sugjeroja:

-Shmangien e lajmeve fallso që kanë të bëjnë me virusin.

-Ruajtjen e qetësisë në mënyrë që të mos kalojnë në panik.

-Shmangien e kontakteve fizike me njerëz dhe ruajtjen e kontakteve me miqtë në mënyrë virtale dhe marrjen e këshillave dhe suportit prej tyre.

-Konsultim me psikolog dhe qendra që ofrojnë falas konsulta virtuale për njerëz që kërkojnë ndihmë

-Marrjen me aktivitet fizik dhe lexim i librave ose romaneve.

Informim.al: Po atyre të cilët kanë rezultuar me covid dhe lëvizin lirisht duke rrezikuar infektimin e njerëzve të tjerë?

Ka shumë njerëz që janë në dijeni të faktit që janë pozitiv me Covid-19 por për shumë arsye e mbajne të fshehë këtë fakt. Një arsye kryesore është fakti që këta individë mendojnë se po folën me të tjerë rreth gjendjes se tyre shëndetësore, mund të stigmatizohen nga pjesa tjetër e shoqerisë. Disa të tjerë e mbajnë të fshehtë infektimin e tyre me Covid për të mos humbur vendin e punës. Qarkullimi i këtyre njerëzve në rrugë, urbane apo ambjente pune, mund të jetë shkaktar dhe kontribues kryesor i përhapjes së mëtejshme të virusit. Individët e prekur duhet të vetëkarantinohen dhe të marrin trajtime shëndetësore në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut.

Informim.al: Studimet mbi covid-19 kanë treguar, se sëmundja e rëndon gjendjen psikologjike të disa pacientëve. Nëse do ishte kërkuar ndihma e psikologut për ata që janë vetëvrarë a do kishte ndodhur vetëvrasja?

Roli i psikologut është shumë i rëndësishëm për personat që janë prekur nga Covid dhe veçanërisht ndaj atyre pacientëve që i janë nënshtruar një regjimi spitalor. Ekspozimi i tyre në ambjente ku në cdo cep të spitalit pulsojnë aparatura oksigjeni dhe njerez me shkallë të ndryshme sëmundshmërie i bën ata ti pushtojë frika dhe paniku. Sigurisht që në ambjentet spitalore dhe në spitalet Covid duhet të ketë psikolog të kualifikuar madje duhet të shtohet edhe volumi i tyre apo i punonjësve të tjerë të kujdesit të shëndetit mendor. Kjo mund të ulë ndjeshëm nivelin e vetvrasjeve të pacientëve në këto ambjente.

Informim.al Cilat janë disa mënyra që njerëzit mund të kërkojnë mbështetje gjatë kësaj kohe nga miqtë, kolegët dhe të dashurit e tyre?

Sigurisht që në këtë kohë pandemie cdo gjë është e kufizuar madje edhe kërkesat për ndihme apo mbeshtetje janë të kufizuara. Megjithatë shumë prej nesh mund të shfrytezojnë fomat e komunikimit virtual për kontaktet me miqtë dhe kolegët. Është shumë e nevojshme mbajtja e raporteve me ata njerëz që në thelb janë pozitivë, tek te cilët mund të mbështetemi dhe ti tregojmë rreth shqetësimeve dhe pasigurive që kemi në këtë kohë pandemie. Ndarja me miqtë e shqetësimeve dhe e problematikave të tjera që kanë të bëjnë me Covid 19, mund ta zbusë ndjeshëm nivelin ankthioz të individit dhe ta bëjë atë ta përjetojë më lehtë tensionin e krijuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0