PS fiton zgjedhjet, video në rrjet fakton përpjekjet për blerje të votës së komunitetit rom dhe egjiptian në Rrogozhinë

PS fiton zgjedhjet, video në rrjet fakton përpjekjet për blerje të votës së komunitetit rom dhe egjiptian në Rrogozhinë

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi gjen në shkelje Bashkinë Vlorë, rasti i një kryefamiljareje egjiptiane që nuk përfitonte ndihmë ekonomike
Të varfër dhe ilegalë në shtëpiat ku banojnë: komuniteti rom dhe egjiptian në Kavajë pa zgjidhje të qëndrueshme
Fëmijët rom dhe egjiptian midis kushteve të jetesës dhe dëshirës për të ndjekur arsimin

Kandidati i PS Edison Memolla u rizgjodh sot pas numërimit të kutive si kryetar bashkie në qytetin e Rrogozhinës. Zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme, u kontestuan nga opozita, por një ngjarje tjetër tërhoqi vëmendjen. Në një faqe në rrjetin facebook ka qarkulluar nga dita e djeshme një video e cila tregon se anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian janë tentuar t’ju blihet vota nga Partia Socialiste. Në video shihet një çift bashkëshortësh që shprehen se ju është kërkuar të japin votën për Memollën, por ata nuk kanë pranuar për shkak se më parë, kur kanë kërkuar një ndihmë për fëmijën e tyre me probleme shëndetësore, ata nuk janë ndihmuar.

Zonja shprehet se kur ka tentuar të takohet në bashki, është përzënë që andej duke u ofenduar në terma denigrues për komunitetin rom dhe egjiptian.
“Dil o jevg përjashta,” shprehet zonja se e kanë ofenduar në ambientet e bashkisë, një term tepër ofendues.

Për rastin në fjalë, aktivisti dhe avokati Gentian Sejrani u shpreh se ngjarje të tilla, janë të njohura prej shumë vitesh tashmë në Shqipëri, dhe anëtarët e komuniteteve nuk kanë akses për të përfituar nga programet që ngrihen për shtresat në nevojë pranë bashkive.

“Kjo video tregon se partitë politike kanë nevojë t’i mendojnë ndryshe këto familje, të mos i shohin më si vota të lehta për t’u blerë. Ka ardhur momenti që këta qytetarë janë ndërgjegjësuar. Edhe pse jo të gjithë, një pjesë prej tyre e dinë që është e kotë të shesin votën, dhe nuk duan të trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë. Ata kanë nevojë dhe kërkojnë integrim dhe akses në institucione që të përfitojnë nga shërbimet e ofruara, ndihmat ekonomike, fondet që ngrihen për të pastrehët etj. Integrimi arrihet nëse partitë politike hapen ndaj këtyre komuniteteve, duke ju krijuar atyre mundësinë për të qenë pjesëmarrës në demokraci.”

Avokati Sejrani shprehu nevojë për një shoqëri më të drejtë dhe fillimin e lëvizjeve të natyrës “grassroots”, të cilat janë organizime të komuniteteve me bazë vetëorganizimin, për të nxitur krijimin e organizatave, partive dhe lëvizjeve politike.

lypja

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist në Drejtësi Sociale

“Blerja e votës është një dukuri e cila nuk mund të jetë më metodë për të krijuar lidhjen midis komuniteteve dhe partive politike. Aktualisht, nuk ka asnjë përfaqësues të komuniteteve në strukturat e subjekteve partiake, në nivel qendror e as vendor.” përfundoi ai.

WhatsApp Image 2023 07 24 at 5.05.43 PM

Numërimi i votave në Rrogozhinë

Kujtojmë se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve të përsëritura në Rrogozhinë dhanë një rezultat krejt tjetër nga ai i majit, ku Edison Memolla ka marrë 6658 vota dhe Shkëlqim Hoxha 4906 vota. Në zgjedhjet e majit, diferenca midis kandidatëve ishte vetëm 23 vota.

Kujtojmë po ashtu se më herët deputeti Flamur Noka ka denoncuar se në bashkinë Elbasan ka pasur rritje të numrit të familjeve të mbështetura nga ndihmë ekonomike, një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në spitale dhe në shkolla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0