PS e Rithemelimi drejt zgjerimit, por jo për përfshirjen e egjiptianëve dhe romëve

PS e Rithemelimi drejt zgjerimit, por jo për përfshirjen e egjiptianëve dhe romëve

Aktivisti/ Miratimi minimumit jetik detyrim ligjor, jo vullnet politik
A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Bruksel/ Konferenca e dytë e rrjetit ndërkombëtarë të avokatëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve

Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e drejtuar nga grupimi i Berishës (Rithemelimi) janë duke zhvilluar takime në bazë të simpatizantëve në qytete të ndryshme me qëllim zgjerimin e partive.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi synimin e selisë rozë që konsistonte me zgjerimin me 50 mijë anëtarë të rinj brenda partisë. Të njëjtin qëllim por ende pa me një shifër duket se kanë edhe grupimi i Berishës, ku “besnikët” e ish-kryeministrit si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi e së fundmi Agron Gjekmarkaj, i sapo rikthyer brenda partisë janë duke zhvilluar takime në qytete të ndryshme të Shqipërisë pikerisht për të vjelë anëtarë të rinj.

Edhe në këtë moment le të themi “vetëreflektues” të dy forcave më të mëdha politike nuk janë duke sjellë asnjë risi. Një element risi po aq sa edhe të vlefshëm që partitë politike u janë shmangur gjithnjë është përfaqësimi i pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane brenda partive, duke krijuar mundësi reale që intelektualë nga këto pakica të jenë pjesë drejtuese e strukturave të partive pse jo dhe deputetë etj.  Përfaqësimi i këtyre pakicave nga vet anëtarët e tyre është i dobishëm sa qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Lind pyetja, po përse partive politike nuk u duket “ekzotike” përfshirja në strukturat drejtuese apo kandidimi për deputet i anëtarëve të këtyre dy pakicave?

Arsyet pse partitë politike nuk i përfshijnë apo kandidojnë indidivdët e këtyre dy pakicave në politikë mund të lidhen me shumë faktorë. Disa nga këto faktorë mund të jenë nënvlerësimi dhe paragjykimi individëve por dhe dy pakicave në tërësi, shfrytëzimi i vulnerabilitetit tyre, si dhe marrjen e votave nëpërmjet blerjes.

Partitë politike shpesh qëndrojnë larg përfshirjes së pakicave rome dhe egjiptiane në proceset e tyre politike edhe për shkak të nevojës për të siguruar mbështetjen e grupimeve më të mëdha elektorale.

Ndërkohë sipas juristit z. Gentian Sejrani, partitë e dinë se këto dy pakica janë grupime të mëdha elektorale, pasi në disa qarqe numri i votave të këtyre minoriteteve është përcaktues, por zgjedhin që votat t’ua marrin jo nëpërmjet krijimit të mundësisë për përfishirjen e individëve nga këto pakica në strukturat drejtuese të partive ose në listat fituese për deputet apo anëtar të këshillave bashkiak, por nëpërmjet blerjes dhe mashtrimit elektoral.

Kjo mungesë e përfaqësimit të përgjithshëm mund të lidhet me përpjekjet për të shmangur përfitimet e mundshme që mund të sillte përfaqësimi i pakicave. Për shembull, në rastin e qeverisjes së Partive Politike, mund të ketë korrupsion dhe klientelizëm, ku përfitimi i votave nga minoritetet mund të mos jetë një vlerë për partitë në krahasim me përfitimet financiare dhe të pushtetit që ata mund të kenë nga politika klienteliste apo e ndërlidhur me interesat e tyre personale.

Përfaqësimi i këtyre pakicave në politikë do të ndikojë në identitetin e tyre dhe qasjen e tyre në shoqëri, duke ofruar një mënyrë për të ndryshuar mënyrën se si ata jetojnë dhe ndjehen në shoqëri dhe kuotat mund të jenë një mjet për të siguruar përfaqësimin dinjitoz të këtyre pakicave kombëtare.

Pra është e qartë se përfshirja në strukturat drejtuese partiake e pakicave kombëtare rome dhe egjiptiane është ende një sfidë në Shqipëri. Pavarësisht rëndësisë së përfaqësimit të tyre në proceset politike për të garantuar një përfaqësim më të drejtë dhe të barabartë, partitë politike ende kanë qenë të kujdesshme në përfshirjen e tyre. Megjithatë, duke kuptuar rëndësinë e përfaqësimit të përgjithshëm dhe sfidat që përballojnë këto minoritet, është e rëndësishme që të bëhet një përpjekje e vazhdueshme për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar një përfaqësim më të drejtë dhe të përshtatshëm për këto pakica. Në mungesë të vullnetit të partive politike, ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe politikat e përfshirjes së pakicave mund të jenë hapat e para drejt një zgjidhjeje të kësaj çështjeje të rëndësishme për zhvillimin demokratik të vendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0