Emigracioni i të rinjve jashtë vendit ka prekur të gjithë gjimnazet dhe shkollat profesionale në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Drejtoritë e shkollave raportojnë ulje të numrit të nxënësve,sidomos të atyre nxënësve që duhet të vazhdonin vitin e dytë apo të tretë. Në gjimnazin Halit Bërzeshta në Prrenjas ,këtë vit shkollor janë larguar 10 nxënës.
Drejtoresha e shkollës Elona Kllogjeri, tregon se këto nxënës janë larguar me familjarët e tyre në emigracion. Në shkollë mësojnë aktualisht 370 nxënës.
– Kam patur nxënës që kanë marë shpërnguljen për të vazhduar studimet në Itali dhe Gjermani. Këtë vit nga katër klasa të viteve të para janë bërë pesë klasa, kemi nxënës që vijnë nga të gjithë fshatrat përreth. – Shprehet Elona Kllogjeri.
Ndryshe nga gjimnazet e tjera të qarkut të Elbasanit,gjimnazi i qytetit të prrenjasit ka një numër të ulët të nxënësve të larguar në emigracion me familjet e tyre. Nga ana tjetër ka edhe probleme se në përfundim të semestrit të parë dhe në fillim të semestrit të dytë,pjesa më e madhe e nxënësve kryesisht djemtë largohen për punsim social drejt Maqedonis. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se jo vetëm në këtë gjimnaz,por edhe në atë të njësisë administrative Rrajcë ,sistemi I dytë i shkollës ka filluar me mungesa të nxënësve,të cilët kanë shfrytëzuar pushimet e dimrit për punsim sezonal në Maqedoni.
COMMENTS