Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Përrenjas në kushte të rënduara psikologjike. Gjendja e vështirë ekonomike si dhe ndërprerja e energjisë elektrike muajt e fundit për shkak se ai ishte debitor, e kanë rënduar më shumë duke e çuar në këtë veprim.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.
48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje, për rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar shkaqet, në fshat është përcaktuar varrimi tij në orën 17:00.
COMMENTS