Protestonin mbylljen në “41bis” të  imamit të vetëshpallur Genc Balla, policia shoqëron besimtarët

Protestonin mbylljen në “41bis” të imamit të vetëshpallur Genc Balla, policia shoqëron besimtarët

GJENITË E TEKNOLOGJISË NUK I LEJOJNË FËMIJËT E TYRE QË TË KENË SMARTFONË, JA PSE!
Priten përmbytje/ Nga e diela rrezikohen zonat e ulëta në veriperëndim dhe pranë Vjosës në Vlorë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit/ Ngjarja e Ivi Meta paqartësi dhe mospërputhje

Ditën e sotme policia ka shpërndarë  një protestë, e cila ishte planifikuar të mbahej përpara kryeministrisë.  Disa besimtarë myslimanë, mbështetës të imamit të vetëshpallur Genc Abduddahim Balla dhe do të protestonin për të kundërshtuar urdhrin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që ka firmosur mbylljen e Ballës në regjimin e posaçëm “41 bis”.  

Ky regjim është një masë më e ashpër për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë dhe për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale. Theksojmë se Genc Balla është i dënuar me 17 vite burg për terrorizëm.

Mbështetësit e  imamit Genc Balla nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policies,pasi  për shkak të pandemisë janë të ndaluara protestat dhe grumbullimet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0