“Mbroni fëmijët nga abuzimi”, “Denonco dhunën në shkolla”, “Heshtja përballë dhunës është krim”
Kanë qenë këto sloganet dhe thirrjet e sotme të protestës që shumë aktivistë të shoqërisë civile ngritën me zë të lartë duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me abuzimet me të mitur.
“Kjo protestë e sotme është një mesazh për ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur.Janë disa raste të abuzimit seksual rishtas që kanë ndodhur me fëmijët në Shqipëri.Kjo protestë e sotme ka për qëllim të sensibilizojë jo vetëm opinionin publik por dhe për ti bërë një thirrje institucioneve që të kthejnë pak vëmendjen ndaj fëmijëve, ndaj kauzës së fëmijëve dhe sigurisht për të marrë masat e duhura që ne të bëjmë sa të jetë e mundur për të parandaluar që ngjarje të tilla të tilla të mos përsëriten sërish”- u shpreh njëri prej pjesmarrësve.
Disa nga organizatat pjesmarrëse në këtë protestë kanë qenë:”Qendra Treja” , “Organizim dhe Fuqizim Komunitar” ,CRCA, “Save The Children” , ADRA , “Alo 116”
COMMENTS