Organizata ‘Drejtësi Sociale’ në bashkëpunim me grupe të shoqërisë civile, organizoi sot para maternitetit ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë një protestë simbolike, si reagim ndaj vdekjeve të dy nënave në këtë spital. Protesta që nisi në orën 11 të paradites së sotme, tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe mediave. Për të simbolizuar gruan shtatzanë, ata kishin vendosur një manekin të rrethuar me një varg parash të lyera me bojë të kuqe.
Në deklaratën për mediat, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se, jeta e grave nuk mund të jetë në dorë të mundësisë për të paguar për shërbim shëndetësor. Kujtojmë se veç dy grave që humbën jetën javës së kaluar, një ngjarje tjetër tronditëse ndodhi në Elbasan, ku një grua vdiq pas një aborti në spital.
Një incident u shënua gjatë protestës, ku një person tentoi të largonte protestuesit nga muret e spitalit, duke thënë se ishte roje, por u has me kundërshtinë e protestuesve dhe medias sepse nuk kishte asnjë mjet identifikimi.
COMMENTS