Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka ngritur në këmbë të gjithë rininë shqiptare me protesta anë e mbanë vendit, së fundmi edhe ne New York, ku një grup të rinjsh nga zona e Tri-Shteshit u mblodhën para Misionit shqiptar.
Një protest e organizuar nga rrjetet sociale e të rinjëve shqiptaro-amerikan dhe nxënës të shkollave në NYC protestuan në një mënyrë paqësore duke respektuar çdo rregull ndaj Covid-19.
USA Albanian Society në NYC, e themeluar nga një grup patriotësh e profesionistësh( Saimir Dashi, Behlul Gashi, Vilson Dautaj, Mevlan Mata, Albin Laci, Ermal Rica dhe Ilir Cekiri) që njëkohësisht përbëjnë edhe degën zyrtare të “Shqipëria Tjetër” në USA, deklaruan se janë organizatorët e kësaj proteste paqësore, para Misionit shqiptar në Neë York.

Foto: Informim.Al
Në blogun e tyre në rrjetin social FaceBook, ata shkruajnë se : “Me indinjatë të thellë, sot bëhemi NJË me bashkombasit tanë në protestë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, një të riu të pafajshëm, i qëlluar pas shpine, nga ata që janë betuar për sigurinë e tij (Uniformat Blu) dhe për sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, edhe pas asaj ngjarje kriminale.Drejtësia të hedhë dritë plotësisht mbi ngjarjen!”
“Drejtësi -unë jam Klodiani” – “Respekt për Klodian Rasha” – “Shqipe jep dorëheqjen” – “Duam më shumë Shqipërinë” – “Drejtësi për Klodianin” “Drejtësi për të riun e vrarë” – “Sot Klodiani, nesër ne!” dhe ajo “O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!”, Diaspora është me Ju! Ju o shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin?, Arrogacën mbaje per vete ne na duhet Drejtësia!” ishin këto disa nga parullat që mbanin në duar të rinjtë gjatë protestës paqësore që zhvilluan.
Protesta, nisi e qetë në ora 12:00 të mesdrekës, me orën lokale ( ora 18:00 në Tiranë) në rrugën 71 Street, trotuarin përballë para godinës së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, në qytetin e New Yorkut, dhe përfundojë në orën 1:00pm. Belul Gashi në emër të protestuesve tha se ” Ne do të protestojmë sa herë të nëpërkëmben të drejtat e shqiptarëve kudo, në Shqipëri, Kosovë e trojet Shqiptare. Ne nuk jemi me asnjë parti dhe as të ndikuar nga partitë, jemi këtu për të thënë “Mjaft është Mjaft!” 30 vjet demokraci vetëm duke vjedhur dhe duke vrarë atë popull ! Duam më shumë Shqipërinë . Drejtësi për Klodianin Unë jam Klodiani.”

Foto: Informim.Al
Ndërkohë, lidhur me këtë protestë policia (NYPD) sipas rregullave në raste të tilla, të gjithë organizimin e ndoqi nga distanca pa ndërhyrë apo krijuar tensione, kjo ndoshta edhe për shkak se kultura për të protestuar e shqiptarëve të Amerikës, edhe në të kaluarën ka treguar se nuk është aspak problematike për forcat e policisë së NYPD.
Të tjerë protestues u shprehën se kjo është “Një kauzë! Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri , por edhe për të gjithë shqiptarët e diasporës, të cilët asnjëherë nuk harrojnë se nga kanë ardhur dhe se çfarë i detyrojë ata apo prindërit e tyre të lënë Shqipërinë, prej nga diktatura komuniste(1990), por edhe zhvillimet e tjera në Shqipëri.”
COMMENTS