Protestë në fshatin Drizë: Nëse nuk investohet ne nuk votojmë!

Protestë në fshatin Drizë: Nëse nuk investohet ne nuk votojmë!

Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë
Drizë, Fier/ Prej vitesh familjet rome pa kanalizime të ujrave të zeza
Drizë, Fier/ Bashkia vepron pas reagimit të familjeve rome

Një protestë shpërtheu mëngjesin e sotëm në fshatin Drizë të Fierit, ku një grup banorësh kanë dalë për të protestuar para një rruge kryesore të fshatit, me gropa të hapura e të mbushura me ujë. I gjithë fshati me rreth 2700 banorë dhe 700 familje gjendet pa investime prej 40 vitesh, sipas tyre, për shkak se fshati ka komunitet rom dhe janë të diskriminuar prej pushtetit.

Për mediat foli Panajot Alushi, kryeplaku i fshatit:
“Nëse nuk rregullohem para votimeve rruga, kanalizimet e ujërave të zeza, ne nuk votojmë. Mesazhi ynë për kryetarin e bashkisë Fier por dhe për deputetin e zonës, Taulant Ballën është ky, nëse nuk shtrohet rruga, ne nuk do marrim pjesë në votime. Nga asnjëra parti politike nuk kemi marrë asnjë mbështetje. Edhe dritat në rrugë kanë qenë investim privat dhe tani janë prishur. Asnjë investim nuk kemi pasur, unë kam lindur në këtë fshat dhe kam që në 2016 kryeplak. Asgjë nuk ka ndryshuar. ”

panajoti

COMMENTS

WORDPRESS: 0