Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata e Tiranës jep vendimin, ja sa persona do të mbeten në qeli

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata e Tiranës jep vendimin, ja sa persona do të mbeten në qeli

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë
Bej qe armiqtë tuaj të punojnë pa dashje në favorin tuaj. Qëndro larg nga zemërimi .. Ai dhemb ..!

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.

Familjarët e të ndaluarëve u shprehen të shqetësuar se nuk i kanë takuar fëmijët e tyre dhe se nuk kanë mundësi për avokat.

“Djali im është në shkollë të lartë, viti i parë, por nuk ka marrë pjesë në protestë. Kemi kërkuar informacion tek drejtoria e policisë dhe na kanë thënë është brenda. Nuk dimë se kur del në gjyq.”-shprehet një kryefamiljar. 

Një tjetër familjare thotë që: “Djali im është ndaluar që ditën e enjte mbas orës 18:00. Pa asnjë informacion tjetër shtesë. Djali është marrë vetëm se ka qënë atje me duar në xhepa. Djali më njoftoi në orën 01:00 të mëngjesit dhe më tha që mami unë jam në burg, nuk kam bërë asgjë dhe më duhet një avokat. Unë kërkoj nga gjykata lirimin e djalit sepse të jesh në protestë është një e drejtë e qytetarit.”

Mësohet se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.

Po ashtu 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0