Protestat nuk kanë të ndalur. Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha do jetë shenjë në zemrat e të gjithë shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë dhe revolta vështirë se do të ndalojë.
Qytetarët shkodranë u zgjuan përsëri në protestë sot, protestë të cilës i është bashkuar edhe kreri katolik.

Foto: Protesta në Shkodër
“Ardi Veliu dorëhiqu” kjo ka qenë thirrja kryesore e protestuesve me pankarta në duar, një thirrje kjo drejtuar kreut të Policisë së Shtetit për t’u larguar sa më shpejt nga posti që mban.
Dhe jo vetëm kaq…Në pankartat e qytetarëve shkruhej : “Nuk jena popull i varfër, jena popull i vjedhur dhe i vrarë”, “Ma në fund kena ba shtet, ditën t’puth e natën t’vret” kështu kanë zgjedhur t’a shprehin irritimin e tyre për vrasjen pabesisht të Klodian Rashës.
Protestës iu bashkuan edhe qytetarë nga vendet e tjera të Veriut të Shqipërisë si: nga zona e nën Shkodrës, kryesisht nga bashkia e Vaut të Dejës, Pukës, Fushë Arrëzit në sheshin kryesor “Luigj Gurakuqi”, mes tyre të rinjë, fëmijë e të moshuar. Një javë më parë në protestë ka pasur madje edhe invalidë.

Foto: Protesta në Shkodër
Një qytetare, pjesë e protestës kërkoi drejtësi për të riun që u vra në lulen e rinisë. “Duam të rrëzojmë qeverinë, se jemi pa punë, pa të ardhura, në pandemi, nuk jetohet me 17 mijë lekë asistencë, nuk jetohet. Normal, për të drejtat tona se popullin gjithmonë e ka mbrojtur policia, kurse sot policia po e vret popullit. Thirrja jonë Drejtësi dhe Rama ik, Rama zhduku prej qeverie një sahat e më parë”.
COMMENTS