“Protesta  për jetën dhe lirinë! Stop plandemisë”/ Vaksina Anti-Covid a mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe si eksperimentale të sjellë vdekje masive

“Protesta për jetën dhe lirinë! Stop plandemisë”/ Vaksina Anti-Covid a mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe si eksperimentale të sjellë vdekje masive

Del përpara gjykatës Elbasan Horgito Peqini
Aktivistja del kundër protestës për Klodian Rashën: Është çadër politike! Këto tragjedi ndodhin edhe në Francë dhe Itali..
Shkodër/ Mes këtyre ditëve të acarta familja në Shkodër rrezikon që të mbesë në mes të katër rrugëve.

Nën moton “Tubimi për jetën dhe lirinë! Stop plandemisë”, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur pak minuta më parë në Tiranë po nënshkruajnë një peticion në në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga autoritetet shëdetësore dhe qeveritare në vend dhe transparencën në këtë proçes.

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur një sërë pyejtjesh në lidhje me këtë çështje e cila prek të gjithë qytetarët e dhe Covid-19, së bashku me sjelljen e autoriteteve e konsideron një “plandemi” dhe jo pandemi.

“A ka dhe cilat janë protokollet e të drejtave të pacientit? A  vihet në dispozicion familjarëve kartela e plotë mjekësore e të shtruarve që kanë ndërruar jetë?  Si është raporti i numrit  të vdekjeve për shkaqe natyrale dhe vdekje të tjera për periudha të caktuara kohore nga 2011 deri në Gusht 2020? Ku mbahen trupat e viktimave të Covid derisa vendosen në arkivol? Si shënohen në kartelat e vdekjes?  A ka ndonjë mbështetje financiare, kush  i mbulon shpenzimet e pacientëve? “, ishin disa nga pyetjet që ngriti avokati.

Gjithashtu avokati  Goxhaj cilësoi si krim ndaj njerëzimit dhe krim shtetëror: “ pasaktësinë me rastet e  Identifikimit,  shtrimin në spital të pacientëve, kurimin spitalor, manipulimin e vdekjeve, kurimin jahstë shtetit, Tamponimi (mund të përdoren tamponë të caktuar për të infektuar persona të tjerë),  maskat, vaksinat e gripit stinor, vaksina  e mundshme Anti-Covid (mund të jetë e rrezikshme për jetën, pasi është eksperimentale dhe mund të shkaktojë vdekje masive), Banka e gjakut me anti-trupa, mardhëniet me OBSH-në si edhe njohuritë dhe kualifikimet e komitetit teknik të ekspertëve.”

Në lidhje me masat e rrepta Anti-Covid, pas Gjermanisë, protestat kanë filluar edhe në Francë  shqetësimet e turmave janë afërsisht të njëjta, kundër masave të rrepta të qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0