
Mungesa e infrastrukturës është e dukshme në këtë lagje, ku trotuaret janë fare të ngushta, ose nuk janë fare të pranishme. Fëmijët kthehen nga shkolla dhe ecin me kujdes në rresht për një që të mos rrezikojnë. Në deklaratë për mediat, ata shprehen të frikësuar dhe se janë hasur në shumë raste të automjeteve që kanë tejkaluar normat e shpejtësisë. Rruga është përndryshe e qetë, me banorë që kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme, paçka se fare pranë, në kthesë të asaj rruge, është një institucion për kontroll teknik të detyrueshëm të automjeteve që përfshin disa njësi vendore. Veç kaosit dhe ndotjes, ky institucion bllokon rrugën dhe bëhet shkas për aksidente për shkak të trafikut të rënduar.
COMMENTS