Protesta ndalet pas premtimit të rektorit se ligji nuk do zbatohet deri në vendim të Kushtetueses

Protesta ndalet pas premtimit të rektorit se ligji nuk do zbatohet deri në vendim të Kushtetueses

VKM/Përllogaritja e tarifës së studentëve të mjekësisë, do paguajnë edhe pritje-përcjelljet
Gjykata Kushtetuese PEZULLON ligjin për studentët e mjekësisë, pritet shqyrtimi i çështjes
Nis viti akademik/Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë

Ditën e djeshme studentët arritën një marrëveshje me rektorin Arben Gjata, i cili ju premtoi se orët e humbura në protestë do zëvëndësohen dhe studentët nuk do penalizohen për mungesat. Nga ana tjetër, ai ju dha një premtim i cili është vështirë të mbahet, pezullimi i zbatimit të ligjit deri në vendim të gjykatës kushtetuese.
umt1
20 tetor: studentët dërgojnë me 28 firma deputetësh ligjin që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri pas studimeve në Kushtetuese

Pas takimit të djeshëm, përfaqësia e studentëve në protestë mori premtimin se do përpilohet një shkresë për të kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Burime pranë rektoratit janë shprehur për mediat se po organizojnë një takim me Ministrinë e Arsimit, që të dakordësojnë këtë pezullim ose shtyrje deri në momentin e shprehjes së Kushtetueses. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga ministrja Manastirlliu dhe as nga institucioni, dhe premtimi mbetet ende në dorë të rektorit Gjata.

COMMENTS

WORDPRESS: 0