Mbi 15 mijë biznese kanë ulur qepenat sot për 1 orë si protestë kundër proçesit të fiskalizimit.Kjo protestë eshtë lajmëruar dje nga biznesi i vogël.
Në Fax News Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, z.Albert Nasto shprehet se ata kërkojnë një shtyrje të këtij proçesi për të paktën 2-3 vjet ose të anullohet për biznesin e vogël dhe të mesëm, sepse ky bisnez nuk është ende gati për këtë lloj proçesi. “Ata nuk dinë ta përdorin këtë lloj proçedure sepse është një proçes tepër i ndërlikuar.I bëj thirrje qeverisë se nuk është as vendi e as koha e duhur për të futur këtë proçes, pasojat e të cilit do të çojnë në mbylljen e shumë bizneseve dhe në falimentimin e tyre”.
Z.Nasto theksoi gjithashtu se po krijohet një ekonomi monopole në Shqipëri ku rritja e çmimit bëhet brenda ditës.
Ai deklaron se ata do të vazhdojnë me protestën deri ne grevë urie.
COMMENTS