Prostitucion i vajzave shqiptare, grup kriminal e plagosje – Arrestohet 55 vjeçari  në kërkim ndërkombëtar

Prostitucion i vajzave shqiptare, grup kriminal e plagosje – Arrestohet 55 vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Skandali Check-up: 400 mijë kontrolle të pakryera dhe të paguara nga shteti!
Babai bën thirrje Policisë së Shtetit/ Ju lutem më gjeni vajzën e mitur.
Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…

Fier: Arrestohet 55-vjeçari, I cili  akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Grup kriminal” dhe “Plagosje”.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se i arrestuari është Saimir Mehmeti i cili është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Genovas në Itali.

Dyshohet se Mehmeti ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali gra/vajza shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion, në bashkëpunim me persona të tjerë,.

 

Njoftimi:

Fier

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0