Këto ditë në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim ku një lokal kërkonte një punonjëse, por mos t’i përkiste komuntetit rom.
“Kërkojmë pastruese, jo me ngjyrë”- shkruhej në nje letër të ngjitur në xhamin e një lokali në Elbasan. Kjo gjë nxiti edhe reagimin e këtij komuniteti të cilët dolën në protestë me thirrjet “Stop diskriminimit”.
Ndërkohë pronari i lokalit ka folur sot për informim.al ku e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e ka vendosur ai njoftimin.
Më tej ai shprehet i indinjuar ndërsa ka treguar se ka punuar me njerëz të komunitetit rom edhe më herët.
COMMENTS