Projekti “Tirana Riverside” / Çfarë do të bëhet me famljet rome dhe egjiptiane të lagjes “5-së Maji”

Projekti “Tirana Riverside” / Çfarë do të bëhet me famljet rome dhe egjiptiane të lagjes “5-së Maji”

A është COVID-19 shkaktari i vetëm për numrin e viktimave të shënuara si pasojë e virusit?
Zbulohet zogu i rrallë në Orikum…
“Kur interesat politikë të zhveshin maskën”

Disa nga familjet rome dhe egjiptiane, që jetojnë në lagjen “5-së Maji” në kryeqytet,  në banesa informale rrezikojnë të mbesin në mes të katër rrugëve. Kjo për shkak të realizimit të projektit të rindërtimit “Tirana Riverside”, që përfshin edhe vendbanimin e këtyre shtetasve.

Nga 16 familje rome dhe egjiptiane, që preken nga ky proces, 3  kanë titull pronësie, 8 janë në proces legalizimi dhe 5 të tjera  jetojnë në banesa informale.

Në vijim të tërmetit  të 26 Nëntorit, qeveria prezantoi projektin   “Tirana Riverside” të arkitektit Italian, Stefano Boeri. Nisja e zbatimit të tij e ka shndërruar zonën në një kantier të madh ndërtimi. Bëhet fjalë për ndërtimin e një lagjeje krejtësisht të re, në pjesën veriore nga Bulevardi përmbri lumit të Tiranës . Aty parashikohet të vendosen mbi 11 mijë banorë, ose mbi 3000 familje.

Përveç godinave me apartamente banimi, në këtë zonë parashikohet të ndërohen dhe tre qendra të mëdha biznesi për zyra dhe qendra tregtare.

Në lidhje me këtë projekt, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se në këtë lagje nuk do të strehohen vetëm familje që kanë humbur banesat nga tërmeti, por do të përfshihen dhe familje që kanë përfituar kredi të buta.

“Mesi presim që të nisë puna.  Kemi marrë tyë gjitha masat për lirimin e territorit. Do të bëjmë menaxhim social për ata që mund të kenë uzurpuar territor ndër vite. Askush nuk do të marrëmë pak metra nga sa ka pasur, por duhet të pranojmë zhvillimin”, ka deklaruar Veliaj.

Por çfarë do të ndodhë më anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian në momentin e shembjes së banesave të tyre? Cili do të jetë sistemimi i tyre afatshkurtër dhe afatgjatë?

Informim.al mbështetur nga projekti “Media for All” ka shkuar në lagjen  “5 Maji” , në zonën ku janë vendosur banorët e komunitetit rom dhe egjiptian dhe ka kontaktuar mekëta të fudnit. Ata ndahen në 3 kategori

  • Ata që kanë një titull pronësie, pra që kanë emrin e tyre në VKM dhe nuk e pranojnë vlerën e shpronësimit;
  • Banorë, të cilët janë në proçes legalizimi prej vitesh dhe shpresojnë të përfitojnë  një banesë në ambjentet e reja  që po ndërtohen.
  • Familjet që jetojnë në banesa informale . Nuk kanë ende asnjë informacion nga bashkia se çfarë do të bëhet me ta pas shembjes.

Luan Xhafa, një banor i zones prej më shumë se 15 vitesh bën pjesë në kategorinë e dytë. Ai  ka aplikuar në vitin 2015 për legalizimin e banesës së tij, por nuk ka arritur ta legalizojë për shkak të procedurave të stërzgjatura.

Në rrugë jo-formale punonjësit e bashkisë na kanë thënë  kanë thënë që do merni hyrje te këto pallatet, por jo përmes një shkrese zyrtare. Unë kam frikë për fëmijët. Më janë dashur vite që ta ndërtoj atë banesë, sepse ne jemi të papunë dhe në kushte tmerrësisht të vështira. Kam parë edhe VKM-në  dhe nuk e  kemi emrin aty nuk. Nuk kemi asgjë të qartë. Unë qera nuk mund të paguaj.”- shprehet Luan Xhafa për informim.al.

Ndërsa personat, të cilët disponojnë banesa informale janë kategoria më e rrezikuar pasi ata nuk kanë  asnjë dokument. Në momentin që banesa shembet ata përfundojnë në rrugë.

Marjeta 39 vjeçe jeton në një banesë informale të ndërtuar përgjatë viteve nga bashkëshorti i saj. Ajo tregon se nuk kanë patur mundësi ekonomike që të shkojnë pas dokumentacioneve që duhen për proçedurën e legalizimit.

“ Jetoj në këtë banesë. Jemi përpjekur shumë që ta bëjmë së bashku me burrin.  Mirë a keq e kemi një çati mbi kokë. Kam 3 fëmijë për të rritur. Njëri është azmatik. Ku të shkojmë? Shteti të marë masa mos të na flakë në rrugë, të vijnë e të na informojnë” tregon Marjeta Ruca nëna e 3 fëmijëve pa asnjë të ardhur ekonomike.

Në kushtet e një mungese informacioni për këta banorë,  Informim.al i drejtoi një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë, drejtorisë së strehimit për të marë një informacion se çfarë do të ndodhë me këto familje.

Në përgjigjen që morëm theksohet se: “Bashkia Tiranë  do të mbështesë nëpërmjet “subvencioninimit të qerasë”  individë/familje, që disponojnë titull pronësie, ose janë në proçes legalizimi.  Ndërsa familjet në banesa informale do të trajtohen si të pastrehë sipas përcaktimeve të ligjit nr. 22/2018 “Për strehim Social””.

Përgjigjie e Bashkisë Tiranë

Përgjigjie e Bashkisë Tiranë

Ndërkaq, banorët, të cilët e shohin trajtimin me bonus qeraje si një mundësi zgjidhjeje shprehen se gjendja e tyre  do të përkeqësohet më tej. Ata nuk besojnë  se mund të përfitojnë, pasi njohin shumë persona që janë përpjekur me vite dhe nuk kanë arritur ta përfitojnë.

“Nëse bashkia nuk e rimburson 100% koston e qerasë ne nuk kemi mundësi ekonomike për ta paguar madje kur njerëzit që bëjnë aplikim për bonus qeraje duhet të gjejnë një kontratë qeraje. Kush ta bën kontratën e qerasë.”- Përfundon Marjeta për informim.al.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0