Pjesa më e madhe e zonave të qytetit të Belshit janë në ndërtim e sipër dhe për këtë fakt jemi të vetëdijshëm.
Por çdo e mirë e ka një të keqe.
Projekti që ka ndërmarrë bashkia për zhvendosjen e pazarit nga vendi që zhvillohet në një zonë tjetër të vendit është një nismë e mirë, ( gjatë ditës që zhvillohet pazari nuk do të kemi më vështirësi në lëvizjen e automjeteve).
Pavarësisht projektit vendi që po përgatitet të mirëpresë tregtarët e vegjël po paraqet probleme për banorët.
Për të krijuar vendin e pazarit punonjësit e ndërtimit po mbyllin një nga kënetat, (por që për banorët e zonës ai ka funksionin e një gjoli pasi nuk thahet as në dimër as në verë dhe i ndihmon në vaditjen e tokave) që ndodhet pranë rrugës që të çon në fshatin Shkëndij.
Sa herë që hidhen sasi të mëdha dherash për ta mbyllur kënetën, gjithmonë uji tërhiqet në rrugë dhe e bën rrugën të pakalueshme për banorët e kësaj zone.
Në ditët me shi gjendja bëhet më alarmante sa bën që banorët të detyrohen të përdorin rrugica lagjeje për të kaluar.
Shpresojmë që projekti bashkiak të gjejë një zgjidhje dhe për banorët e zonës, një zgjidhje afatgjatë dhe projekti të përfundojë sa më shpejtë.
Nga Ligerta Kuqja
COMMENTS