Projekti i efiçencës së Energjisë në Elbasan, investimi i papërfunduar dhe kabllot lihen të varura

Projekti i efiçencës së Energjisë në Elbasan, investimi i papërfunduar dhe kabllot lihen të varura

Shihnim trupat e masakruar, i kishin lënë për mesazh/ Shqiptari tregon se si luftoi pranë grupe komuniste kurde kundër ISIS në Siri
“Shqiptarët ikin nga varfëria”/ Analiza e “Financial Times” për shkaqet e ikjes drejt Anglisë dhe përfshirjes në kriminalitet
Përmbyten shtëpitë në bashkinë Dimal/Banorët e shqetësuar: Familjarët i kam të gjithë brenda, askush nga qeveria nuk vjen!

Prej disa muajsh në disa prej pallateve të qytetit të Elbasanit kanë nisur punimet për izolimin me sistem kapot. Në fillim të punimeve banorëve iu tha se do të hiqen depozitat e ujit dhe kabllot e energjisë elektrike do të varen provizorisht mbi kokat e banorëve.

Për heqjen e depozitave banorëve iu premtua nga inxhinierët e firmës se do të zëvendësoheshin me depozitë të përbashkët për të gjithë pallatin, në mënyrë që të kishin ujë 24 orë.

Në shumicën e pallateve kanë përfunduar punimet, punëtorët dhe skelat janë hequr, por kabllot vazhdojnë të mbeten të varura dhe depozitat e ujit nuk janë vendosur.
Banorëve iu është thënë nga drejtuesit e punimeve se depozitat nuk janë vendosur për shkak se bashkia nuk ka caktuar një vend. Ndërkohë nga bashkia thuhet se nuk do të marrë në dorëzim pallatet nëse nuk realizohet projekti si është planifikuar, pra me depozitë të përbashkët dhe me kabllot e vendosura në vendin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0